Lidhje

Trump: Detyrim ndaj votuesve për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë


Pas vdekjes së anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Badder Ginsburg, në Washington ka filluar beteja politike për zëvendësimin e vendit të lënë bosh. Presidenti aDonald Trump ka thënë se po vepron me shpejtësi për të mbushur vendin e lënë bosh që kërkon miratimin nga Senati. Por kundërshtari i tij politik, kandidati demokrat për president Joe Biden, i ka bërë thirrje Senatit që të presë deri pas përfundimit të zgjedhjeve të nëntorit.

Duke folur për median pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Presidenti po nisej për një tubim në Karolinën e Veriut, ai u shpreh se kishte respekt të madh mbi procesin e emërimit të kandidatit të ardhshëm për Gjykatën e Lartë.

Për ata që besojnë se çdo emërim duhet të presë deri pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, tha Presidenti Trump, ai ka një “detyrim si fitues” i zgjedhjeve të fundit për zgjedhur atë që dëshiron.

“Shpresoj të rizgjidhem. Por aktualisht unë jam këtu, dhe ne kemi detyrim ndaj votuesve, ndaj të gjithë njerëzve, miliona njerëzve që na zgjodhën këtu.”

Presidenti Trump shtoi se emërimi për Gjykatën e Lartë do të dalë këtë javë dhe se ka shumë gjasa të jetë një grua. Në listën e individëve që Presidenti Trump po shqyrton për postin në Gjykatën e Lartë janë edhe tre gra të cilat janë gjyqtare federale të gjykatës së apelit.

Ndërkohë, kandidati demokrat për president, Joe Biden i bëri thirrje Senatit që të priste për konfirmimin e dikujt tjetër në postin e gjykatëses, duke thënë se:

“Votuesit duhet të zgjedhin presidentin dhe presidenti duhet të zgjedhë kandidatin që duhet të shqyrtojë Senati.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG