Lidhje

Amerikanët nderojnë gjyqtaren Ginsburg


Në afërsi të ndërtesës së Gjykatës së Lartë qytetarë të shumtëbënë homazhe në nderim të gjyqtares Ruth Bader Ginsburg. Ajo do të kujtohet gjithmonë si një zë i fuqishëm që ia kushtoi jetën drejtësisë.

Qirinj, lule dhe punime dore rrethuan objektin e Gjykatës së Lartë në nderim të gjyqtares Ruth Bader Ginsburg e cila vdiq të premten.

“Lajmi më tronditi”, shprehet një qytetare.

Ndërsa shëndeti i zonjës Ginsburg ishte përkeqësuar viteve të fundit, vdekja e saj tronditi shumë amerikanë… përfshirë edhe Presidentin Donald Trump.

“Ajo kishte një jetë të mahnitshme. Çfarë mund të thuash tjetër? Ajo ishte grua e mrekullueshme që jetoi mahnitshëm. Jam vërtetë i trishtuar të dëgjoj lajmin për vdekjen e saj”, tha Presidenti Trump.

Amerikanët nderojnë gjyqtaren Ginsburg
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, tha se ajo nuk ishte vetëm profesioniste e madhe në drejtësi por edhe një figurë e dashur.​

“Ajo praktikoi idealet më të larta amerikane si barazia dhe drejtësia para ligjit. Ajo na mbrojti të gjithëve”, tha zoti Biden.

“Nuk njoh ndonjë grua që nuk ndikohet nga kjo”, tha studentja e drejtësisë, Sarah Finley.

Mbrojtja që zonja Ginsburg u bëri të drejtave të grave, përveç shkëlqimit në drejtësi e bëri atë ikonë të kulturës pop.

Emri i saj si ikonë kulture u rrit kur u mësua praktika e saj e ushtrimeve në palestër përkundër moshës… diçka që vazhdoi edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

Nderime për gjyqtaren u organizuan edhe në Bruklin të Nju Jorkut, në lagjen ku ajo u rrit.

“Jetojmë këtu për 47 vite dhe çdo vit dëgjojmë për emrin e saj. Ajo nuk është harruar”, thotë William Brenneisen, banues në lagjen ku zonja Ginsburg kaloi fëmijërinë.

Ajo ndërroi jetë në prag të vitit të ri të hebrenjve, diçka që vlerësohet nga ky komunitet. Por janë veprat e saj për të drejtat e grave, arsyeja që ajo do të mbahet mend.

"Ajo u ngrit për gratë. Ajo nuk u lëkund lehtë. Ajo kishte interesin e njerëzve në zemrën e saj. Ajo e shihte botën ndryshe nga shumë burra. Kam shumë respekt për të“, tha Brigitte Wake, qytetare që nderoi zonjpn Ginsburg.

Gjyqtarja Ginsburg do të prehet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë bashkëshortit të saj Marty, i cili vdiq në vitin 2010.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG