Lidhje

Shqipëri, gjatë javës së fundit 25 viktima dhe 1015 raste


Në Shqipëri, javën e fundit, numri i viktimave nga Koronavirusi shënoi sërish një rritje krahasuar me javën pararendëse, kur u rregjistrua niveli më i ulët që prej gjysmës së dytë të korrikut. Sipas të dhënave zyrtare në 7 ditët e fundit kanë humbur jetën 25 persona nga 19 që ishin një javë më parë. Në 24 orët e fundit ishin dy qytetarë, një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra, të cilët nuk ja dolën në përballjen me sëmundjen. Në total janë 364 viktimat nga COVID 19.

Nga ana tjetër rastet e reja shënuan një rënie duke zbritur në një total prej 1015 të prekurish, nga 1114 të konfirmuar javën pararendëse. Ulja e të infektuarve, është shoqëruar paralelisht dhe me një reduktim të lehtë të numrit të testimeve.

Në 24 orët e fundit nga 809 testime, u zbuluan 150 të prekur: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh. Që nga fillimi i pandemisë janë 12535 personat e infektuar.

Në rritje, gjatë 24 orët e fundit, dhe numri i pacientëve në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur të hënën ministria e Shëndetësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG