Lidhje

Qindra nën akuzë për mashtrimeve me sigurimet shëndetësore


Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të mërkurën ngritjen e akuzave kundër 345 personave për mashtrimeve në sektorin e shëndetësisë në vlerën e mbi 6 miliardë dollarëve.

Mes të akuzuarve 100 janë mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të sistemit shëndetësor, të cilët kanë paraqitur kërkesa të rreme për të përfituar nga programet federale të kujdesit shëndetësor dhe kompanitë private të sigurimit shëndetësor.

Pjesa më e madhe e skemës së mashtrimit, rreth 4.5 miliardë dollarë lidhet me telemjekësinë, një shërbim që u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë. Për shembull klinika Cleveland kaloi nga mesatarisht 5,000 vizita të tilla një muaj para pandemisë në 200 mijë vizita vetëm në prill, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Telemjekësia mund të nxisë një kujdes efikas, me cilësi të lartë kur praktikohet në mënyrë të përshtatshme e të ligjshme. Për fat të keq, aktorë të pamoralshëm u përpoqën të abuzojnë me shërbimin e telemjekësisë duke përdorur teknika të rreme lidhur me nevojat e përfituesve të kujdesit shëndetësor si dhe duke ia faturuar në mënyrë të paligjshme qeverisë, pagesën për shërbimin", thuhej në një deklaratë të zëvendës Inspektorit të Përgjithshëm për Shëndetin dhe Shërbimeve Njerëzore Gary Cantrell.

"Fatkeqësisht, skema të pacipa si këto janë mbizotëruese dhe shpesh të dëmshme", tha ai.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, disa drejtues kompanish që ofrojnë shërbimin e telemjekësisë dyshohet se kanë paguar mjekë dhe infermierë për të porositur pajisje të panevojshme mjekësore, teste mjekësore dhe ilaçe kundër dhimbjeve pa pasur komunikim me pacientët ose vetëm duke bërë një bisedë të shkurtër telefonike me ta, pa i takuar kurrë më parë.

Kompanitë e pajisjeve mjekësore, laboratorët e testimit gjenetik dhe farmacitë më pas i blenë ato çfarë kishin porositur në këmbim të ryshfeteve të paligjshme dhe paraqitën kërkesa për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Medicare dhe kompani të tjera sigurimesh qeveritare, thuhet në deklaratë.

Përveç mashtrimeve me telemjekësisë, të pandehurit e tjerë u akuzuan për më shumë se 845 milionë dollarë mashtrime të lidhura me objekte ku trajtohen persona që abuzojnë me substanca të ndryshme dhe më shumë se 806 milionë dollarë për mashtrime të tjera të fushën e kujdesit shëndetësor, përfshirë shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të opioideve.

"Ky operacion në të gjithë vendin i strukturave të zbatimit të ligjit është historik si nga përmasat ashtu edhe nga qëllimi i tij", thuhej në një deklaratë të ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë. "Këto raste vënë përpara përgjegjësisë ata profesionistë të mjekësisë e të tjerë që kanë shfrytëzuar programet e përfitimit të kujdesit shëndetësor si dhe pacientët, për përfitime personale", siç tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG