Lidhje

Fondet që ndihmojnë bizneset e afrikano-amerikanëve në Kaliforni


“Fondet e rimëkëmbjes” po ndihmojnë bizneset e afrikano-amerikanëve që të mbijetojnë gjatë pandemisë së koronavirusit. Dhoma Afrikano-Amerikane e Tregtisënë Oakland të Kalifonisë thotë se ka mbledhur 1 milion dollarë dhe pret që të japë grante për rreth 150 biznese që variojnë nga 2,500 dollarë në 10 mijë dollarë. Materiali në vazhdim tregon për disa biznese që po përfitojnë nga këto fonde.

Fondet që ndihmojnë bizneset e afrikano-amerikanëve në Kaliforni
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

“Mannequin Madness” është një biznes në pronësi të afrikano-amerikanes Judi Henderson, që përfitoi fonde të rimëkëmbjes nga Dhoma Afrikano-Amerikane e Tregtisë në Oakland për të mbijetuar nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Jemi sot këtu si rezultat i fondeve të rimëkëmbjes. Para ndihmës kisha mjaftueshëm për të paguar punonjësit vetëm për disa muaj”, thotë pronarja Judi Henderson.

Granti prej 10 mijë dollarësh ndihmoi kompaninë të ofronte shërbime të reja, si një studio fotografish për qen.

“Tani që kemi disa nisma të reja, kemi një burim të ri të ardhurash. Kjo po na ndihmon për të rezistuar”.

Stilistja dhe sipërmarrësja Iguehi James përfitoi një grant prej 5 mijë dollarësh. Ajo shiste më parë veshje shumëngjyrëshe për konferenca dhe festivale, të cilat u anuluan si rezultat i pandemisë. Fondet e ndihmuan atë të shtonte një linjë të re në biznesin e saj, maskat e fytyrës.

“Komuniteti afrikano-amerikan e ka traditë mbështetjen e njëri-tjetrit në përgjithësi. Në disa raste ka mundësi që paraqiten për të cilat ne nuk kualifikohemi. Ndaj shpesh varemi tek lagja apo njerëzit tanë që të na mbështesin. Pra ky është fondi i rimëkëmbjes që ka ndihmuar shumë pronarë biznesesh.”

Cathy Adams drejton Dhomën Afrikano-Amerikane të Tregtisë të Oaklandit në Kaliforni.

“Bizneset në pronësi të afrikano-amerikanëve janë lënë në harresë për shumë kohë. Arritëm në përfundimin se ishte koha për të bërë diçka”.

Fondi i rimëkëmbjes është një prej programeve të shumta të krijuara në Shtetet e Bashkuara që kur pandemia mbylli bizneset në fillim të vitit. Ky grup në Oakland thotë se fondet ndihmojnë të zbusin jo vetëm ndikimin disproporcional që virusi ka patur tek familjet afrikano-amerikane, por edhe vështirësitë që ato biznese kanë për marrjen e kredive bankare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG