Lidhje

Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj autores së librit mbi Melania Trump 


Stephanie Winston Wolkoff
Stephanie Winston Wolkoff

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të martën akuza ndaj Stephanie Winston Wolkoff, autore e një libri mbi marrëdhëniet e saj me Zonjën e Parë, Melania Trump, duke e akuzuar zonjën Wolkoff se ka thyer marrëveshjen për të mos nxjerrë hollësi nga periudha si pjesë e stafit të zonjës Trump. Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar gjykatës të mbledhë fitimet nga libri dhe t’i transferojë në një llogari qeveritare.

Në akt-padinë e paraqitur në një gjykatë në Uashington, Departamenti i Drejtësisë argumenton se zonja Wolkoff, e cila ka qenë ndihmëse e zonjës Trump, nuk e paraqiti librin për rishikim nga autoritetet para botimit. Libri “Unë dhe Melania: Ngritja dhe Rënia e Miqësisë sime me Zonjën e Parë,” e portretizon në dritë negative Zonjën e Parë, Melania Trump.

“Shtetet e Bashkuara kërkojnë që zonja Wolkoff të mbahet përgjegjëse për detyrimet e saj në bazë të kontratës, për të garantuar që ajo nuk pasurohet në mënyrë të padrejtë për thyerje të detyrimeve që i pranoi me vullnet të lirë kur mori rolin e këshilltares për zonjën e parë,” thuhet në një kopie të akt-padisë që i kishte rënë në dorë agjencisë së lajmeve Reuters.

Libri doli për shitje gjashtë javë më parë.

Akt-padia thotë se zonja Wolkoff dhe zonja Trump në gusht 2017 nënshkruan një marrëveshje lidhur me “informacionin jo-publik, konfidencial, për konsum të kufizuar” lidhur me të dhëna që ajo mund të mësonte gjatë punës për zonjën e parë.

"Kjo marrëveshje ishte kontratë me Shtetet e Bashkuara, prandaj Shtetet e Bashkuara kërkojnë respektimin e saj,” tha zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë, Kerri Kupec.

The U.S. Justice Department on Tuesday accused Stephanie Winston Wolkoff, author of a tell-all book about first lady Melania Trump, of breaking their nondisclosure agreement and asked a court to set aside profits from the book in a government trust.

In a complaint filed in U.S. District Court in Washington, Justice Department lawyers said Wolkoff, a former aide who fell out with the first lady, failed to submit to government review a draft of her book, "Melania and Me: The Rise and Fall of My Friendship with the First Lady," which offers an unflattering portrayal of President Donald Trump's wife.

"The United States seeks to hold Ms. Wolkoff to her contractual and fiduciary obligations and to ensure that she is not unjustly enriched by her breach of the duties she freely assumed when she served as an adviser to the first lady," said a copy of the complaint seen by Reuters.

The book was published six weeks ago.

The complaint says Wolkoff and Mrs. Trump in August 2017 sealed a "Gratuitous Services Agreement" related to “nonpublic, privileged and/or confidential information” that she might obtain during her service under the agreement.

"This was a contract with the United States and therefore enforceable by the United States," said Justice Department spokeswoman Kerri Kupec.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG