Lidhje

Shqipëri: vazhdojnë ndihmat humanitare një vit pas tërmetit


Në Shqipëri ende vazhdojnë, edhe një vit pas tërmetit, ndihmat humanitare për familjet më të varfëra.

Kryqi i Kuq Shqiptar po ndihmon mbi 2 mijë e 600 familje me ushqime dhe një pjesë tjetër me të holla, ndërsa po përgatitet të shpërndajë ndihma edhe për familjet e goditura nga pandemia.

Shqipëri: Vazhdojnë ndihmat humanitare për viktimat e tërmetit të 2019
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Ndërsa po mbushet një vit nga dy tërmetet e rënda që goditën Shqipërinë vjeshtën e kaluar, dhe me pandeminë në vazhdim e sipër, organizatat humanitare po ndihmojnë familjet më të varfëra si me paketa ushqimore edhe me çeqe parash në dorë për të mbuluar vet nevojat e tyre.

Kryqi i Kuq Shqiptar është më i njohuri dhe më aktivi mes tyre, Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli ALushi, thotë se organizata që ai drejton ka ndihmuar qysh nga dita e parë e tërmetit e në vazhdim mbi 2 mijë e 600 familje me pako ushqimore, ndërsa sot ndihma e saj vazhdon në të holla.

Si organizatë humanitare, Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmohet rregullisht nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-Hënës së Kuqe.

Një delegat i saj për financat është vendosur në Shqipëri menjëherë pas tërmetit për të ndjekur nga afër nevojat e banorëve dhe operacionet humanitare

Krahas tërmetit, organizata merret me të gjitha emergjencat humanitare, ndaj edhe aktualisht është duke projektuar një fushatë ndihmash për një pjesë të familjeve më shumë të prekura edhe nga Pandemia e Covid-19, e cila solli dëme të mëdha ekonomike në të gjithë nivelet e shoqërisë shqiptare, thotë se presidenti i Kryqit të Kuq, Ylli, Alushi.

Tërmetet shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar shkaktuan mbi 50 të vdekur dhe dëmtuan një mori banesash në pjesën perëndimore të vendit, duke lënë pa strehë mijëra familje.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre ende jetojnë në tenda dhe në varfëri, megjithë përpjekjet e autoriteteve për rindërtim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG