Lidhje

Djali i Presidentit Trump, Barron, testoi pozitiv pa simptoma


FILE - President Donald Trump, first lady Melania Trump and their son, Barron Trump, walk off of Marine One at Morristown Municipal Airport in Morristown, N.J., Aug. 16, 2020.
FILE - President Donald Trump, first lady Melania Trump and their son, Barron Trump, walk off of Marine One at Morristown Municipal Airport in Morristown, N.J., Aug. 16, 2020.

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv për COVID-19n pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja e Parë Melania Trump të mërkurën.

"Për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë," tha zonja Trump në një deklaratë.

Ajo tha se ajo vetë dhe i biri Barron tashmë janë testuar negativë për virusin.

Presidenti Trump komentoi gjatë një tubimi me mbështetësit në shtetin Ajova, duke e sjellë shërimin e djalit të tij si provë se shkollat duhet të hapen.

"Unë madje nuk mendoj se ai e dinte që e kishte (virusin), sepse ata janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe ata e luftojnë atë. 99.9% dhe Barron është në rregull, është i lirë." "Dërgojini fëmijët përsëri në shkollë, ne duhet t'i kthejmë fëmijët përsëri në shkollë," tha Presidenti Trump.

Nga ana e saj, zonja Trump tha se simptomat e saj ishin "minimale" dhe se ajo shpreson të rifillojë "sa më shpejt” detyrat e saj si zonjë e parë.

"Kisha dhimbje trupi, kollë dhe dhimbje koke dhe ndihesha jashtëzakonisht e lodhur pjesën më të madhe të kohës," tha ajo.

"Zgjodha të ndjek një rrugë më natyrale për sa i përket mjekimit, me më shumë vitamina dhe ushqim të shëndetshëm", tha zonja Trump.

Presidenti Donald Trump kaloi tre netë në një spital ushtarak pasi njoftoi më 2 tetor se ai dhe Melania ishin testuar pozitivisht.

Për të trajtuar virusin, atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa, e formuluar nga kompania Regeneron Pharmaceuticals Inc dhe tjera antivirale me ilaçin remdesivir të firmës Gilead Sciences Inc. Veç kësaj, atij iu dha edhe deksametazon steroid.

"Në një farë mënyre u gëzova që të tre e kaluam këtë në të njëjtën kohë, sepse kështu patëm mundësi të kujdeseshim për njëri-tjetrin dhe të kalonim kohë së bashku", tha zonja Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG