Lidhje

Papa: Personat e së njëjtës gjini duhet të mbrohen nga ligjet e bashkimit civil

Në një film që nisi të shfaqet në ekran të mërkurën, Papa Françesku thotë se personat e së njëjtës gjini duhet të mbrohen nga ligjet e bashkimit civil, deklarata më e qartë që ai ka bërë deri tani mbi të drejtat e homoseksualëve.

"Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jetojnë në një familje. Ata janë fëmijët e Zotit dhe kanë të drejtë për familje. Askush nuk duhet të braktiset ose të vuajë për shkak të kësaj”, thotë ai në dokumentarin "Francesco" të regjisorit Evgeny Afineevsky, dikur i emëruar për Çmimin Oskar.

"Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në këtë mënyrë ata do të jenë të justifikuar ligjërisht. Unë jam ngritur në mbrojtje të kësaj", shprehet ai.

Papa duket se po i referohej rastit kur ishte kryepeshkop i Buenos Airesit dhe kundërshtoi legjislacionin pro martesave mes personave të së njëjtës gjini, por mbështeti një lloj mbrojtjeje ligjore për të drejtat e çifteve homoseksuale.

Biografi Austen Ivereigh i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet e Papës në film janë ndër deklaratat e tij më të qarta për këtë temë që nga zgjedhja e tij në vitin 2013.

Në fillim të papatit të tij, Papa Françesku bëri komentin e tij tashmë të njohur "Kush jam unë që të gjykoj”, duke iu referuar homoseksualëve që përpiqen të bëjnë një jetë të krishterë.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG