Lidhje

Hapet në Nju Jork ekspozita “Dyqani i Qeseve Plastike”


Hapet në Nju Jork ekspozita “Dyqani i Qeseve Plastike”
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Në zemër të Manhatanit, në sheshin Times Square, dikur shumë aktiv, qyteti i Nju Jorkut ofroi zonën më të mirë të tij për plastikën.

"Këtu janë dhjetëra mijëra artikuj plastike të dyqaneve ushqimore që i kam mbledhur gjatë një periudhe dy vjeçare nga koshat e plehrave në qytetin e Nju Jorkut", thotë Robin Frohardt, drejtuese e ekspozitës “Dyqani i Qeseve të Plastikës”.

Çdo artikull në këtë instalacion është bërë me qese plastike.

"Realizimi i projektit kërkoi shumë kohë, ishte kënaqësi të mësoja se si bëhen efektet e ngrirjes dhe gjithë procesin e punës me këtë material. Sigurisht, mund t’i prekni ato!"

Shndërrimi i artikujve të padëshiruar në art është një traditë e respektuar prej kohësh, kështu që stilistja dhe artistja Robin Frohardt zgjodhi të punonte me një gjë të cilën qytetit i Nju Jorkut është përpjekur ta eliminojë që nga marsi.

Qyteti kishte në plan të ndalonte përdorimin e qeseve të plastikës në mars të këtij viti, por pandemia i ngadalësoi gjërat.

Para ndalimit të qeseve plastike, banorët e Nju Jorkut përdornin mbi 20 miliardë qese plastike në vit dhe 85 për qind e qeseve përfundonin në plehra ose në oqean.

"Nju Jorku është një qytet shumë i madh, që prodhon shumë mbeturina, kështu që çdo përpjekje për pakësimin e sasisë së tyre është gjë e mirë", thotë Michael Broderick, banor i Nju Jorkut.

"Unë sjell me vete çantën sa herë që më kujtohet, kur shkoj në dyqan, por ndonjëherë e kam të vështirë ta bëj këtë", thotë Christian Stone, banor i Nju Jorkut.

Dhe ndërsa qyteti po heq dorë nga qeset, “Dyqani i Qeseve Plastike” është instalacioni ku ato janë të domosdoshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG