Lidhje

Tensione në Miçigan lidhur me numërimin e votave


Miçigani, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, po vazhdon numërimin e “dhjetra mijëra” votave, sipas një zyrtareje të lartë të këtij shteti.

Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynën në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte a nderë.

Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias, parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet. Zoti Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.

"Ne e dimë se dhjetra mijëra vota nuk janë numëruar ende” në Detroit, Grand Rapids, Flint, Kalamazoo dhe qytete të tjera, tha Sekretarja e Shtetit, Jocelyn Benson në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes.

Ajo tha se ishin pak më shumë se 100 mijë vota që kishin mbetur pa numëruar dhe pjesa më e madhe e tyre ishin vota me postë.

Me 99% të votave të numëruara, zoti Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.

Zonja Benson tha në konferencën për shtyp se kishte besim se procesi i zgjedhjeve në këtë shtetit, mund ta përballonte një sfidë ligjore. Megjithatë, fushata e zotit Trump më pas depozitoi një padi, me anë të së cilës kërkonte numërimin në Miçigan, duke thënë se nuk ishte lejuar të vëzhgonin hapjen e votave.

Gjendja ishte e tendosir të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët "po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin".

Policia e Detroitit u thirr për të zbatuar vendimin, dhe disa prej atyre që u ndaluan nga salla u acaruan kur zyrtarët e qendrave të votimit bllokuan dritaret me kuti picash dhe karton për të mos lejuar që ata të shihnin nga dritaret.

Shumë vetë qëndruan jashtë sallës duke shprehur protestën e tyre dhe duke kënduar "Zoti e bekoftë Amerikën", ndërsa një grup i dytë i sfiduesve republikanë të zgjedhjeve të cilëve u ishte refuzuar hyrja u vendosën në një rreth për t’u lutur dhe brohorisnin "Ndalo votën" dhe "Ndalo numërimin ".

Greg King i fushatës Trump tha se problemi lindi kur njerëzit u larguan për drekë dhe nënshkruan se po dilnin. Kur u kthyen, kjo krijoi përshtypjen se kishte shumë njerëz në sallë.

Vëzhguesja demokrate e votimeve I Liz Linkewitz tha se edhe ajo dhe demokratët e tjerë ishin ndaluar, dhe kjo nuk ishte një çështje partiake.

"Jam shumë i zemëruar", tha Sherman Rogers, 53 vjeç, një republikan i cili ishte midis atyre që u ndalua të hynte.

Një komisioner i zgjedhjeve të qytetit më vonë doli dhe shpjegoi se kontrolli i numrit të njerëzve në dhomë ishte i domosdoshëm për t'u mbrojtur nga koronavirusi, dhe kishte përfaqësues nga të dyja palët në sallë. Ai u largua pasi njerëzit vazhdonin të bërtisnin pa e dëgjuar.

Zonja Benson më herët tha se ajo ishte optimiste se shumica e votave të hedhura në ose para Ditës së Zgjedhjeve do të paraqiten në një numërim jozyrtar deri në fund të ditës.

"Numri i votave të panumëruara është akoma më i madh se diferenca e votave në shumë gara," tha zonja Benson. "Qëllimi ynë është të sigurohemi se jemi transparentë, por edhe plotësisht të saktë."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG