Lidhje

Biden bën thirrje për unitet pas fitores së zgjedhjeve


Festimet vazhdojnë nëpër rrugët dhe qytetet amerikane ndërsa kandidati demokrat Joe Biden siguroi votat për Shtëpinë e Bardhë, pasi rrjetet mediatike dolën në përfundimin se kishte një epërsi të pakthyeshme në shtetet fushëbetejë të Pensilvanisë dhe Nevadës.

Biden bën thirrje për unitet pas fitores së zgjedhjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:31 0:00

“Njerëzit e këtij kombi kanë folur, na kanë dhënë një fitore të qartë, një fitore bindëse, një fitore për Amerikën,” u shpreh zoti Biden.

Ndërsa mbajti një fjalim nga qyteti i tij Wilmington në Dalaware, zoti Biden u përpoq të shërojë kombin e ndarë pas muajsh fushate të ashpër presidenciale, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij dhe të Presidentit Donald Trump që “t’i jepnin një shans njëri-tjetrit”.

“Tani dhe këtu duhet të jetë fillimi i fundit të një epoke të zymtë.”

Zoti Biden premtoi të jetë një president për të gjithë amerikanët, ndërsa shpalosi punën që e pret vendin dhe administratën e tij.

“Beteja për të kontrolluar virusin dhe ndërtuar begatinë. Beteja për të ndrequr kujdesin shëndetësor të familjes tuaj. Beteja për arritur drejtësinë racore dhe çrrënjosur racizmin në sistem. Beteja për të shpëtuar planetin tonë duke marrë nën kontroll klimën. Beteja për të rivendosur mirësinë, mbrojtur demokracinë dhe për t’i dhënë një shans të barabartë të gjithëve në këtë vend.”

Me fitoret në Pensilvani dhe Nevada, zoti Biden siguroi 279 vota elektorale. Ndërsa vazhdon numërimi i votave në Xhorxhia dhe Arizona, ku Biden kryeson, ai mund të marrë vota të tjera elektorale duke rritur më shumë epërsinë mbi pragun prej 270 votash të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. David Redlawks është profesor i shkencave politike në Universitetin Dalaware.

“Nuk ka dyshim që fushata e zotit Biden ndërtoi një koalicion të gjerë, duke marrë disa shtete të nevojshme për të fituar.”

Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën që të shkonte për të luajtur golf dhe nuk bëri ndonjë paraqitje publike, ndërsa komentoi në rrjetin Twitter se ai “fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe”.

Edhe pse zoti Trump nuk la të kuptohet se do pranojë rezultatin, udhëheqësit botërorë i uruan fitoren zotit Biden.

Fushata e zotit Trump lëshoi një dekleratë ku tha se zoti Biden “po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues”, duke premtuar sfida ligjore për të “sigurar që fituesi i ligjshëm të marrë drejtimin”, një pretendim për të cilin shumica e ekspertëve thonë se nuk ka gjasa të ndodhë. Jeff Bennet është profesor në Universitetin Vanderbilt.

“Edhe me disa vendime gjykatash, thjesht nuk është e mjaftueshme për të përmbysur gjithçka që po ndodh me procesin zgjedhor tani.”

Ndërsa mbështetësit e zotit Biden festojnë, anëtarët e Kolegjit Elektoral do të hedhin votat për presidentin dhe nënpresidenten e re nga mesi i dhjetorit. Presidenti Donald Trump mbetet në detyrë deri me 20 janar, kur bëhet ceremonia e përurimit të Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Kama Harris.

“Një dëshmi e karakterit të Joe Bidenit që pati guximin të thyejë një nga pengesat thelbësore që ekziston në vendin tonë dhe të zgjedhë një grua si nënpresidente të tij. Ndërsa mund të jem gruaja e parë në Shtëpinë e Bardhë, unë nuk do të jem e fundit,” tha zonja Harris.

Zonja Harris do të hyjë në histori si gruaja e parë dhe personi i parë me ngjyrë në postin e nënpresidentes amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG