Lidhje

Marrëveshje mes Armenisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë për dhënien fund të luftës


Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh mëngjesin e së matës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Deklerata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve e konfirmoi njoftimin. Nuk ka patur reagime zyrtare të menjëhershme nga Bakuja.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës,” tha zoti Pashinyan në median sociale.“Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG