Lidhje

Evropa, thirrje për “veprime të koordinuara” kundër terrorizmit


French President Emmanuel Macron, right, and Austria's Chancellor Sebastian Kurz, left, speak via videoconference shown on a screen in the European Council building in Brussels, Belgium, Nov. 10, 2020.
French President Emmanuel Macron, right, and Austria's Chancellor Sebastian Kurz, left, speak via videoconference shown on a screen in the European Council building in Brussels, Belgium, Nov. 10, 2020.

Pas sulmeve të fundit terroriste në Francë dhe Austri, udhëheqësit evropianë mbajtën një samit të martën në Francë për të koordinuar përgjigjen kundër terrorizmit dhe ata po bëjnë presion për një përgjigje evropiane "të përbashkët, të koordinuar dhe të shpejtë" ndaj sulmeve terroriste.

Pyetjet mbi përgjigjen ndaj sulmeve islamike si ato të fundit në Nisë dhe Vjenë bashkuan të martën Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin Austriak Sebastian Kurz në Pallatin Elize në Paris, ku atyre iu bashkuan me videokonferencë edhe udhëheqësit e Gjermanisë, Holandës, dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Macron bëri thirrje për një përgjigje evropiane "të përbashkët, të koordinuar dhe të shpejtë" ndaj sulmeve terroriste.

Macron detajoi nevojën për të zhvilluar të dhëna të përbashkëta midis shteteve të BE-së, për të përmirësuar bashkëpunimin mes forcave të zbatimit të ligjit, për të ndarë inteligjencën dhe për të miratuar ligje më të ashpra në kontinent. Çdo kërcënim ndaj kufijve të jashtëm të BE-së ose brenda saj qoftë edhe vetëm ndaj një shteti anëtar është një kërcënim ndaj të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, tha presidenti francez.

Udhëheqësit evropianë theksuan nevojën për atë që ata thanë se duhet të jetë një "luftë e vendosur kundër propagandës terroriste dhe gjuhës së urrejtjes në internet". Macron përmendi Holandën dhe Austrinë si shembuj të mirë se si duhet të bërë kjo luftë.

Ai tha se interneti është një hapësirë e lirisë, dhe rrjetet sociale janë gjithashtu, por kjo liri mund të ekzistojë vetëm nëse ka siguri dhe nëse ajo nuk shërben si një strehë për ata që nëpërkëmbin vlerat e Evropës ose që kërkojnë të indoktrinojnë popullatën me ideologji vdekjeprurëse. Macron tha se propaganda terroriste duhet të hiqet brenda një ore nga platformat në internet pasi të jetë përcaktuar si e rrezikshme.

Për t’iu kundërvënë terrorizmit xhihadist, udhëheqësit e BE-së gjithashtu bënë thirrje për masa për t’u siguruar që mësimet e imamëve në kontinent nuk përfshijnë gjuhë urrejtjeje.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se liria fetare është thelbësore në Evropë. Por ai shtoi se ekziston nevoja për të garantuar që imamët të predikojnë vlerat e duhura të tolerancës dhe paqes.

Ky takim u zhvillua një ditë para përvjetorit të sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, në të cilat u vranë më shumë se 100 njerëz.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG