Lidhje

Franca përballë valës së dytë me COVID-19


Franca përballë valës së dytë me COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Stafi mjekësor në pavionin e kujdesit intensiv në një spital të Francës, që trajton pacientë me COVID-19, thotë se vala e dytë e infektimeve me koronavirus është shumë më e menaxhueshme se e para. Ata thonë se pasi virusi goditi rëndë në fillim të vitit, ata kanë mësuar më shumë se si të trajtojnë pacientët e infektuar me koronavirus.

Mjeku Pierre Squara, i cili menaxhon ekipin e kujdesit intensiv në klinikën private Ambroise-Pare, në një zonë të pasur pranë Parisit, thotë se ata kanë patur tre herë më pak pacientë me COVID-19 karahasuar me valën e parë në fillim të vitit.

“Krahasuar me fillimin e pandemisë, në pjesën qendrore në veri të Francës kemi gjysmën e pacientëve që kishim në muajt e parë të vitit, dhe tre herë më pak këtu. Kemi mbajtur shretër të gatshëm ndërsa u përgatitëm për një valë më të madhe se më parë. Pacientët që kemi janë në një gjendje më pak serioze, ndoshta nga që kemi trajtime më të mira, ndoshta kujdesi ka qënë më i përshtatshëm, pasi ne kemi mësuar nga përvoja e valës së parë.”

Në kohën e këtyre filmimeve me 12 shtator, klinika po trajtonte 15 pacientë me COVID-19, prej të cilëve nëntë në kujdesin intensiv, krahasuar me 45 në muajin mars.Lucie Cueille është infermiere në repartin e kujdesit intensiv.

“Gjatë valës së parë ishim në terren të panjohur, sikurse të gjithë. Por tani kemi mësuar dhe jemi më të qetë në atë që bëjmë, gjerat janë thjeshtëzuar më shumë për ne sot.”

Një pacient 48 vjeçar u shtrua në klinkë në fillim të shtatorit me COVID-19 dhe u tranferua në pavionin e kujdesit intensiv.

“Pata dhimbje të tmerrshme koke dhe temperaturë. Humba shijen dhe nuhatjen. Pas infektimit të mushkërive përfundova në pavionin e kujdesit intensiv.”

Pas dy javë trajtimi, 48 vjeçari ai po del nga spitali.

“E dimë që së shpejti do të kemi një vaksinë dhe objektivi ynë është mjaft i qartë, zvogëlimi i valës së dytë në mënyrë të mjaftueshme që vala e tretë të ndërpritet përmes vaksinës,” thotë mjeku Pierre Squara.

Ndërsa Franca është mbyllur për herë të dytë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ai vend ka regjistruar mbi 45 mijë të vdekur sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.Kryeministri fancez Jean Castex ka thënë se spitalet publike kanë rritur kapacitetet e tyre në pavionet e kujdesit intensivë gjatë valës së dytë të infektimeve, ndërsa numrat e të prekurve sa vijnë e rriten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG