Lidhje

Vaksina me një dozë e kompanisë J&J mund të jetë gati në fillim të 2021


Ende nuk dihet efikasiteti i vaksinës eksperimentale të kompanisë farmaceutike “Johnson & Johnson’s”. Por, shkencëtari kryesor i kompanisë tha se së shpejti pritet të bëhen gati të dhënat mbi efikasitetin dhe sigurinë e saj. Ndryshe nga kompanitë rivale si Moderna dhe Pfizer që po punojnë për vaksina me dy doza, vaksina e kësaj kompanie është me një dozë të vetme, element i rëndësishëm mundëson reagimin e shpejtë kundër pandemisë.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00


Shkencëtari kryesor i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson's njoftoi se po ata po rekrutojnë mbi 1 mijë njerëz në ditë për fazën e fundit të testimit të vaksinës.

Doktor Paul Stoffels tha se të dhënat e nevojshme për të marrë miratimin e vaksinës pritet të jenë gati në fillim të vitit tjetër.

“Nga fundi i vitit ne do të kemi në studim 60 mijë njerëz, të kontrolluar për efekte anësore. Të dhënat mbi efikasitetin e saj duhet të jenë gati në javët dhe muajt e parë të janarit ose shkurtit, tha Dr. Stoffels, shkencëtari kryesor i kompanisë Johnson & Johnson’s.

Faza e tretë e provave klinike të vaksinës që jepet me një dozë të vetme filloi nga fundi i shtatorit. Kompamia ndërpreu provat në tetor pasi një nga pacientët shfaqi efekte të rrezikshme anësore. Eksperimenti vazhdoi pasi mori dritën e gjelbër nga një komision i pavarur i sigurisë.

Johnson & Johnson’s ngeli prapa kompanive rivale në garën për zbulimin e një vaksine të sigurt dhe efektive kundër virusit që ka vrarë mbi 1.3 milion njerëz dhe ka shkatërruar ekonomitë në mbarë botën.

Kompania rivale Moderna njoftoi të hënën se vaksina e saj eksperimentale është 94.5 për qind e efektshme në parandalimin e COVID-19, ngjashëm me të dhënat e publikuara javën që shkoi nga kompania tjetër Pfizer.

Të dy kompanitë, Pfizer dhe Moderna, po përdorin një teknologji të re shfrytëzon acidin ribonukleik.

Ndryshe nga to, vaksina e Johnson & Johnson’s përdor një virus të gripit të zakonshëm të njohur si “adenovirus” për futjen e proteinave të koronavirusit në qelizat e trupit duke shkaktuar forcimin e sistemit imunitar.

Vaksina e Johnson & Johnson’s ka vetëm një dozë, ndërsa vaksinat nga kompanitë Moderna dhe Pfizer dhe një tjetër që është ende në zhvillim nga kompania AstraZeneca, janë të ndara në dy doza.

Në një pandemi, një dozë e vetme është shumë e rëndësishme, sepse vaksinat me teknologji të re shfrytëzojnë acidin ribonukleik nuk janë aktive në dozën e parë për shkak nivelit të ulët të antitrupave. Ne po punojmë për një vaksinë që e fillon efektin pas dy javësh”, thotë zoti Stoffels.

Zoti Stoffels thekson se shpërndarja e vaksinave me dy doza është sfiduese veçanti vendet kanë mungesë organizimi sistemin e kujdesit shëndetësor. Prandaj vaksina me një dozë lehtëson procesin sidomos në zonat e thella rurale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG