Lidhje

Shqipëri, mbështetje për fëmijët në konflikt me ligjin


Mbështetje për fëmijët në konflikt me ligjin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Sipas Organizatës Botërore të Fëmijëve UNICEF, çdo vit në Shqipëri mbi 2500 fëmijë janë në kontakt apo në konflikt me ligjin. Në Gjirokastër është zbatuar për herë të parë një program që synon mbështetjen e këtyre fëmijëve. Pas një viti e gjysëm disa institucione janë angazhuar në nivel vendor të vijojnë bashkëpunimin e nisur në kuadër të programit.

Mbështetje për fëmijët në konflikt me ligjin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Herë pas here aktivitete të nxënësve synojnë t`i largojnë ata nga droga dhe krimi, por në Shqipëri numri i fëmijëve në kontakt apo në konflikt me ligjin mbetet ende i lartë. Sipas Organizatës Botërore të Fëmijëve UNICEF çdo vit mbi 2,500 fëmijë janë në kontakt me sistemin e drejtësisë, si të dyshuar fajtorë, viktima apo dëshmitarë të krimit për shkelje të ndryshme të të drejtave të tyre njerëzore.

Në Gjirokastër një program i disa organizatave, përfshirë UNICEF dhe “Save the Children”, ka mbeshtetur për herë të parë dhjetëra fëmijë me probleme ligjore apo dëshmitarë në vepra penale. Drejtorja e Organizarës “Save the Children” Anila Meço thotë se përgjatë një viti e gjysëm, kur ka vijuar programi, është rritur numri i fëmijëve të referuar nga institucionet.

“Gjëja më e rëndësishme që ne kemi parë gjatë këtij projekti është rritja e numrave të fëmijëve që janë referuar nga institucionet si Policia, Prokuroria, Gjykata,Drejtoria Arsimore.”

Zonja Meço thotëse ri-integrimi i fëmijëve që kanë pasurprobleme me ligjin është mjaft i rëndësishëm.

“Është ofruar ndihma, vecanërishrtpër të rinjtë për t`i ri-integruar ata duke u dhënë mundësi punësimi, mundësi për të marrëkurse profesionale si dhe për të ndihmuar familjet e tyre që të puënsohen për të krijuarkushte që ata të mos i afrohen më kushteve të vështira të shkeljeve ligjore.”

Ndërsa, Edina Kozma, Zëvendës Përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri thotë se një nga aspektet më të rëndësishme të reformës në drejtësi në Shqipëri është që ky sistem të jetë sa më miqësor me fëmijët.

“Ne mbështesim përpjekjet që ligjislacioni duhet të prodhojë për të qenë në harmoni me të drejtat dhe nevojat e fëmijëve. Aspekti më kryesor është garancia që sa herë një fëmijë bie në kontakt me drejtësinë të marrë trajtim miqësor me synim ri-integrimin”,thotë zonja Kozma.

Programi “Drejtësi për te mitur” përfundoi në Gjirokastër dhe disa institucione vendore synojnë t`i vijojnë vetë këto përpjekje. Zonaj Meço e sheh mjaft të rëndësishme një marrëveshje që është arritur mes institucioneve vendore për vijimin e programit.

“Është një moment i rëndësishëm sepse institucionalizon këtë praktikë bashkëpunimi për zgjidhjet më të mira që kanë nevojë fëmijët dhe për të vënë interesin e fëmijës në qendër të proplematikave dhe zgjidhjes së tyre”.

Mbetet te provohet në praktikë se si Bashkia e Gjirokastrës, Drejtoria Arsimore, përfaqësues nga organet e drejtësisë do të vijojnë të mbështesin shërbimet ndaj kësaj kategorie fëmijësh, tani që nuk do të ketë më financimin e organizatave ndërkombëtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG