Lidhje

Përjetimi i pleqërisë përmes realitetit virtual


Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i personave mbi moshën 65 vjeçare në botë po rritet me shpejtësi krahasuar me grupmoshat tjera. Nganjëherë është e vështirë të kujdesesh për dikë që vuan nga sëmundje që lidhen me moshën, si harresa, apo problemet me dëgjimin dhe shikimin. Realiteti virtual po përdoret që të ndihmojë kujdestarët e të moshuarve të kuptojnë këto sfida në mënyrë që ndihma e dhënë të jetë me efikase.

Imagjinoni sikur keni sëmundjen Alzaimer ose probleme me shikim dhe dëgjim. Këto sfida shëndetësore që lidhen me moshën tani mund të përjetohen përmes realitetit virtual.

Është pjesë e së ardhmes tonë. Në rast se kur plakemi kemi këto ndryshime, e kuptojmë se durimi dhe njohuria mund të ulin stresin dhe stigmën nga këto sëmundje”, thotë Carrie Shaw themeluese e kompanisë “Embodied Labs”.

Carrie Shaw themeloi kompaninë “Embodied Labs”, e cila zhyt përdoruesit në botën e të moshuarve. Përvoja mundëson përjetimin e çrregullimeve nga humbja e kujtesës, dëgjimit dhe shikimit të shkaktuara nga Alzaimeri.

Nëna e Carrie Shaw vuante nga kjo sëmundje. Ajo kuptoi se edhe kujdestarët profesionistë kishin sfida të ndihmojnë nënën e saj.

Disa e trajtonin si fëmijë dhe ajo e ndjente atë pasi tërhiqej dhe thoshte nuk dua të më flasin sikur të jem fëmijë”, thotë zonja Shaw.

Kompania ofron programin dhe pajisjen e duhur për të përjetuar pleqërinë përmes realitetit virtual.

Sot, ne përdorim filmime nga jeta reale të ndërlidhur me lojra kopjuterike interaktive”, shpjegon themeluesja e kompanisë Embodied Labs.

Jaime Hannans përdor realitetin virtual për trajnimin e studentëve të infermierisë. Ajo thotë se përjetimi i sëmundjes së degjenerimit makular përmes realitetit virtual, i hapi asaj sytë.

Gjatë përjetimit virtual, lëviz kokën anash për të parë çfarë ndodhet përpara teje. Një fenomen që e kam vënë tek pacientët më parë, por pa e kuptuar që ata vuanin nga degjenrimi makular dhe mund të kem humbur rastin për t’i pyetur se si e keni shikimin”, thotë Jamie Hannans nga Universiteti i shtetit të Kalifornisë.

Për momentin, kompania Embodied Labs është në shërbim vetëm të të moshuarve, sepse siç thotë zonja Shaw është me rëndësi që realiteti virtual të jetë i ndërlidhur me përvojën dhe veprimet e të tjerëve në mënyrë që mësimet të futen në përdorim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG