Lidhje

Dr. Fauci do të diskutojë mbi pandeminë me ekipin e tranzicionit të Biden-it


CORONAVIRUS-EEUU
CORONAVIRUS-EEUU

Dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, takohet të enjten në mënyrë virtuale me ekipin e tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden rreth pandemisë së koronavirusit në vend dhe fillimit të mundshëm të vaksinimit në masë të miliona amerikanëve.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, ishte për muaj me radhë figura qëndrore e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë.

Por paralajmërimet e tij të zymta në lidhje me rreziqet shëndetësore të virusit acaruan Presidentin Donald Trump, i cili e mënjanoi atë në favor të pikëpamjeve më optimiste mjekësore përpara zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar në të cilat Joe Biden mundi zotin Trump.

Zoti Biden ka premtuar të dëgjojë këshillat e ekspertëve mjekësorë si Fauci ndërsa në Shtetet e Bashkuara po regjistrohen çdo ditë dhjetëra mijëra infeksione të reja. Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 273,000 amerikanë kanë vdekur nga virusi, më shumë se në çdo vend tjetër.

79-vjeçari Fauci, një nëpunës karriere në qeveri, i tha rrjetit CBS News se diskutimet e tij me "ekipin e tranzicionit" të zotit Biden në agjencinë e tij do të përqendrohen në përparësitë e administratës së re për të filluar shpejt vaksinimet pasi dy vaksinat e propozuara të jenë miratuar nga agjecia rregullatore qeveritare ndoshta në dy javët e ardhshme."Duke qënë se kam shërbyer në gjashtë administrata të Shtëpisë së Bardhë, e di që tranzicionet janë shumë të rëndësishme për të patur një dorëzim të qetë të përgjegjësive, tha zoti Fauci.

Fauci tha se nuk ka folur ende me zotin Biden por pret që kjo të ndodhë së shpejti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG