Lidhje

Uiskonsin, Gjykata e Lartë nuk pranon të shqyrtojë çështjen që sfidonte rezultatin e zgjedhjeve


Election 2020-Wisconsin-Recount

Gjykata e Lartë e shtetit Uiskonsin nuk pranoi të enjten të merrte në shqyrtim një çështje të paraqitur nga zyrtarët e fushatës së Presidenti Donald Trump që sfidonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në këtë shtet, një tjetër humbje kjo që pëson fushata e tij .

Ekipi i presidentit Trump e paraqiti peticionin të martën në gjykatën më të lartë të këtij shteti, në të cilin sfidonte rezultatin e zgjedhjeve në Uiskonsin dhe kërkonte të zhvleftësoheshin 221,323 fletëvotime të dërguara me postë. Sipas Komisionit të Zgjedhjeve të Uiskonsinit, presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi shumicën e votave në këtë shtet, me 20,000 vota më shumë se zoti Trump, Shteti çertifikoi zotin Biden si fitues të hënën.

Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ka vazhduar të ndjekë sfida të pasuksesshme gjyqësore. Ai ka pretenduar, pa ndonjë provë, se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se ka patur mashtrime në masë.

Duke mohuar peticionin, Gjykata e Lartë e shtetit Uiskonsin, tha se palët mund ta ndiqnin çështjen në një gjykatë të shkallës më të ulët. Nuk është ende e qartë nëse zyrtarët e fushatës së zotit Trump do ta bëjnë një gjë të tillë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG