Lidhje

Dhjetëra të ndaluar në Bjellorusi në marshimet kundër Lukashenkos


Protestat në Bjellorusi - 6 dhjetor 2020

Në Bjellorusi forcat e sigurisë ndaluan dhjetëra njerëz në mbarë vendin të dielën ndërsa protestuesit që kanë mbushur rrugët vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e sundimtarit autoritar Alexander Lukashenko.

Demonstruesit u mblodhën në Minks dhe qytete të tjera të Bjellorusisë në protesta që kanë qënë pothuajse të vazhdueshme që nga zgjedhjet e debatueshme presidenciale të gushtit për të cilat opozita thotë se ishin manipuluar.

Kjo është e djela e tretë që demonstratat në Bjellorusi po zhvillohen nën sloganin “Marshimi i Fqinjëve”, një strategji e miratuar nga opozita si një mënyrë për decentralizimin e protestave dhe që synon ta vështirësojë ndalimin e aktivistëve nga policia.

Zgjedhjet e 9 gushtit i dha Lukashenkos një mandat të gjashtë presidencial, por nga ana tjetër, opozita beson se kandidatja Sviatlana Tsikhanouskaya ishte fituesja e vërtetë e zgjedhjeve dhe po bën thirrje për dorëheqjen e udhëheqësit autoritar, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Perëndimi ka refuzuar njohjen e rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa ka vënë sanksione ndaj Lukashenkos dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë të lartë bjellorusë.

Mes shtypjes së intensifikuar të lëvizjes së protestave nga autoritetet bjelloruse, të dielën u njoftuan ndalime në disa distrikte të kryeqytetit të vendit dhe qytete të tjera, përfshi Brest dhe Hrodna.

Qendra për të drejtat e njeriut Vyasna (Pranvera) me qendër në Minsk njoftoi për mbi 40 të ndaluar deri në orën 3:20 të mbasdites, sipas orës lokale, kryesisht në kryeqytet, ku disa stacione të metrosë u mbyllën dhe të paktën dy sheshe u rrethuan nga forcat e sigurisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG