Lidhje

Beteja kundër Covid-19 : Kalifornia ndalon grumbullimet private, Nju Jorku zgjeron kapacitetin e spitaleve


People wait in line to be tested for COVID-19 at a testing site in the North Hollywood section of Los Angeles on Saturday, Dec. 5, 2020. With coronavirus cases surging at a record pace, California Gov. Gavin Newsom announced a new stay-at-home order…
People wait in line to be tested for COVID-19 at a testing site in the North Hollywood section of Los Angeles on Saturday, Dec. 5, 2020. With coronavirus cases surging at a record pace, California Gov. Gavin Newsom announced a new stay-at-home order…

Kalifornia e detyroi pjesën më të madhe të shtetit të mbyllë dyqanet dhe të qëndrojë në shtëpi të hënën, ndërsa Nju Jorku urdhëroi spitalet të rrisin kapacitetin e shtretërve me 25 përqind, në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një tjetër rritje të numrit të rasteve të koronavirusit gjatë festave të ardhshme.

In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.
In this April 9, 2020 photo, Gov. Gavin Newsom gives his coronavirus update. The governor said California plans to spend $1 billion to buy 500 million masks with the idea of distributing them throughout the western U.S.

Urdhri i Guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom hyri në fuqi një ditë pasi shteti vendosi një rekord të ri, duke shënuar më shumë se 30,000 raste të reja me COVID-19, në zonat e Kalifornisë Jugore ku më pak se 15 përqind e shtretërve spitalorë në qendrat e kujdesit intensiv mbeten të disponueshëm.

Pesë qarqe në Kaliforninë Veriore që rrethojnë Zonën e Gjirit të San Franciskos kanë rivendosur vullnetarisht kufizimet edhe para se të arrinin pragun e kufirit të kapaciteteve në qendrat e kujdesit intensiv. Së bashku, të gjitha këto zonat përbëjnë rreth 75 përqind të gati 40 milionë banorëve të shtetit.

Dr. Celine Gounder, anëtare e bordit këshillimor për koronavirusin të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, tha se Kalifornia nuk kishte alternativë tjetër.

"Duke pasur parasysh se sa jashtë kontrollit është virusi në këtë pikë, ne duhet të rivendosim një pjesë të masave kufizuese", tha Dr. Gounder për kanalin CBS News. "Idealisht, ne duhet të jemi më proaktivë se kaq", shtoi ajo.

Me më shumë se 30,000 raste të reja të raportuara të dielën, shteti tejkaloi nivelin më të lartë të mëparshëm prej 21,986 të vendosur më 4 dhjetor dhe shënoi një rekord të lartë edhe në numrin e pacientëve të shtruar në spitale për shkak të COVID-19.

Në nivel vendi, infeksionet e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë në kulmin e tyre me një mesatare prej 193,863 rastesh të reja të raportuara çdo ditë gjatë javës së kaluar, sipas shifrave zyrtare të mbledhura nga agjencia e lajmeve Reuters.

14.7 milionë infeksione të konfirmuara dhe 282,253 vdekje të lidhura me koronavirusin të raportuara janë shënuar në Shtetet e Bashkuara nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë në botë.

Kalifornia ka qenë nën një urdhër qëndrimi në shtëpi për të gjitha shërbimet thelbësore që nga marsi. Urdhri i ri, i cili do të zgjasë të paktën tre javë, ndalon tubimet private të çdo madhësie, mbyll çdo gjë, përveç infrastrukturës kritike dhe operacioneve të shitjes me pakicë, dhe kërkon që të gjithë të mbajnë maska dhe të respektojnë masën e distancimit fizik.

Por sherifët e qarqeve të Los Anxhelosit, Orenxhit dhe Riversajdit kanë thënë se ata nuk do ta zbatojnë urdhrin.

Sherifi i Qarkut të Riversajdit, Chad Bianco tha në një mesazh të regjistruar në video se zyra e tij "nuk do të shantazhohet" në zbatimin e urdhrave të guvernatorit, ndërsa Sherifi i Qarkut të Orenxhit, Don Barnes tha në një deklaratë se oficerët e tij të policisë nuk do t'i përgjigjeshin thirrjeve për të zbatuar shkeljet e mandatit për përdorimin e maskës, urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ato të ndalimit të tubimeve shoqërore.

Fauci sheh një përkeqësim të gjendjes

Për të shmangur një mungesën kritike të shtretërve spitalorë, zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Nju Jorkut do të urdhërojnë spitalet që të rrisin kapacitetin e tyre me 25 përqind dhe të kërkojnë nga mjekët dhe infermierët në pension që të kthehen në punë, tha Guvernatori Andrew Cuomo të hënën.

Nëse shkalla e shtrimit në spital nuk arrin të stabilizohet gjatë pesë ditëve të ardhshme, ngrënia në ambiente të mbyllura në qytetin e Nju Jorkut do të ndalohet, tha guvernatori Cuomo.

Dr. Anthony Fauci, Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases at the National Institutes of Health, listens during a Senate hearing, Sept. 23, 2020, in Washington.
Dr. Anthony Fauci, Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases at the National Institutes of Health, listens during a Senate hearing, Sept. 23, 2020, in Washington.

Dr. Anthony Fauci, i cili është caktuar si këshilltar për koronaviorusin nga Presidenti i zgjedhur Joe Biden, paralajmëroi se rritja e rasteve në mbarë vendin do të mund të përkeqësohej pas sezonit të festave të fundvitit.

Pasi miliona njerëz injoruan këshillat e ekspertëve dhe udhëtuan për festën e Falënderimeve në nëntor, Fauci parashikoi që Amerikanët do të silleshin përsëri në mënyrë të papërgjegjshme edhe gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Rritja e numrit të të vdekurve zakonisht fillon të shfaqet rreth tre javë pas rritjes së infeksioneve dhe shtrimeve në spital.

"Mesi i janarit ka të ngjarë të jetë një periudhë e rëndë", tha zoti Fauci, në një konferencë virtuale për shtyp, së bashku me zotin Cuomo.

Demokrati Joe Biden ka thënë se pandemia do të jetë përparësia e tij kryesore pasi ai të marrë detyrën e Presidentit nga presidenti republikan në largim, Donald Trump, më 20 janar.

Health and Human Services Secretary Alex Azar speaks during a roundtable on donating plasma at the American Red Cross national headquarters on Thursday, July 30, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Health and Human Services Secretary Alex Azar speaks during a roundtable on donating plasma at the American Red Cross national headquarters on Thursday, July 30, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Në pritje të autorizimit emergjent të vaksinës së parë nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve brenda ditëve të ardhshme, Shtëpia e Bardhë do të organizojë një samit mbi shpërndarjen e vaksinave të martën me guvernatorë, farmaci dhe kompani transportit, tha Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë, Alex Azar për kanalin televiziv Fox News.

Qëllimi i takimit do të jetë "transparenca dhe t'i tregojmë botës se sa gjithëpërfshirës ka qenë çdo aspekt i planifikimit tonë për këtë shpërndarje (të vaksinës)", tha zoti Azar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG