Lidhje

OBSH: Shokuese goditja dërrmuese e pandemisë në SHBA


Morgu në El Paso, Teksas
Morgu në El Paso, Teksas

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent tha të hënën se është shokuese goditja e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasurparasyshë sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend.

Në konferencën e rregullt të përjavshme, zyrtari Mike Ryan tha se gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuar 1/3 e të gjithë personave të diagnostikuar me koronavirus në botë.

“Epidemia ka qenë dërrmuese në Shtetet e Bashkuara. Ka qenë shumë e përhapur. Ka qenë, nëse flasim pa dorashka, shokuese të shohësh 1-2 persona në minutë që vdesin në Shtetet e Bashkuara, në një vend me një sistem të fortë, të mrekullueshëm shëndetësor dhe me kapacitete mahnitëse teknologjike,” tha zoti Ryan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se agjencia që ai drejton ende nuk ka komunikuar me presidentin e zgjedhur, Joe Biden apo me ekipin e tij. Disa muaj më parë, administrata e Presidentit Trump njoftoi se do të largohej nga OBSH, duke e akuzuar për korrupsion këtë agjenci dhe duke thënë se kjo organizatë ishte bërë servile e Kinës. Zoti Biden ka shprehur synimin për ta anuluar vendimin për largim nga OBSH.

Zoti Tedros tha se nuk parashikon që do të kontaktohen nga zoti Biden apo ekipi i tij deri kur të ndërrohen administratat.

Zyrtarët e OBSH-së thanë gjithashtu se Britania po përgatitet për të filluar vaksinimin kundër COVID-19 këtë javë dhe se ndërkohë që priten së shpejti të miratohen vaksina të tjera, ata nuk parashikojnë skenare ku vaksinimi të bëhet i detyrueshëm në ndonjë vend.

Zyrtarët thanë se u kanë sugjeruar vendeve anëtare se fushatat e informimit dhe puna për të identifikuar grupet me përparësi për vaksinim si punonjësit e spitaleve dhe të shërbimeve të tjera jetike, po ashtu edhe të moshuarit, do të ishte më efektive se sa vaksinimi me detyrim. OBSH shton se duhen marrë masa për të siguruar popullatën që ka shfaqur skepticizëm, se vaksina nuk është e rrezikshme.

Kate O’Brien, drejtoreshë e OBSH-së për vaksinimet, tha se mund të ketë raste kur në disa vende disa individëve në punë apo funksione të caktuara do t’u kërkohet të vaksinohen, ose së paku do t’u rekomandohet fuqishëm të vaksinohen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG