Lidhje

Vaksina e Oksford-AstraZeneca-s, efikasitet mesatar prej 70.4%


Kompania AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit kanë shumë punë për të bërë për të konfirmuar nëse vaksina e tyre kundër COVID-19-s mund të jetë 90 për qind efektive, sipas të dhënave të rishikuara e të publikuara në revistën mjekësore Lancet të martën. Kjo pritet ta ngadalësojë potencialisht shpërndarjen e vaksinës së tyre.

Ekipi britanik, që fillimisht u pa si pararojë në garën për prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit, u tejkalua nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer, dozat e të cilit me një normë suksesi prej rreth 95%, nisën të injektohen tek pensionistët në Angli të martën.

Rezultatet e hollësishme nga shqyrtimi i vaksinës së AstraZeneca-s dhe Oksfordit janë pritur me padurim pasi disa shkencëtarë kritikuan mungesën e informacionit pas njoftimit fillestar të të dhënave muajin e kaluar.

Në njoftimin e universitetit të Oxfordit të martën thuhej se vaksina kundër COVID-19-s e prodhuar nga kompania AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit dëshmoi një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind sipas të dhënash të grumbulluara nga provat klinike të fazës së fundit.

Rezultatet e parashikuara të studimit, të botuara në revistën mjekësore Lancet, treguan se efikasiteti i vaksinës kandidate ishte 62% për ata të cilëve u ishin dhënë dy doza të plota dhe 90% tek një nëngrup pjesëmarrësish, të cilëve fillimisht u ishte dhënë një gjysmë doze, e më pas një e dozë e plotë e vaksinës.

Shefi Ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot tha se prodhuesi i ilaçeve kishte filluar dorëzimin e të dhënave tek autoritetet rregullatore në të gjithë botën për të kërkuar miratimin e hershëm të vaksinës.

"Zinxhirët tanë globalë të furnizimit janë duke funksionuar, të gatshëm për të filluar shpejt shpërndarjen e qindra miliona dozave", shkrehej ai në një deklaratë të lëshuar nga universiteti i Oksfordit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG