Lidhje

Rusët skeptikë rreth vaksinës kundër koronavirusit


Rusia ka filluar programin për vaksinimin kundër virusit COVID-19 që ka shkaktuar vdekje dhe rrënim ekonomik në shumë vende të botës. Agjencia e lajmeve Reuters bisedoi me disa banorë të Moskës lidhur me mundësinë për të marrë falas vaksinën Sputnik-V.

Banorët e Moskës nuk treguan ndonjë ndjesi të veçantë lidhur me mundësinë për të marrë falas vaksinën Sputnik-V. Murad Magomadov është banor i kryeqytetit rus.

Do të vaksinohem pasi udhëheqësit rusë ta bëjnë vetë vaksinën,” tha ai.

Rusia e filloi zyrtarisht vaksinimin në shkallë të gjerë kundër koronavirusit me 4 dhjetor. Përparësi u është dhënë punonjësve të sektorit shëdentësor, mësuesve dhe punonjësve të sherbimeve sociale. Anna Kamplish është banore e Moskës dhe punonjëse e shërbimit shëndetësor.

Nëse të paktën 30% e të vaksinuarve kanë rezultate të mira, atëherë do të vaksinohem edhe unë. Unë punoj në shëndetësi dhe nuk jam infektuar.”

Të hënën Rusia konfirmoi 28,142 raste të reja infektimesh në 24 orët e fundit, përfshi 7,280 në Moskë, duke e çuar numin në 2,489,000 në shkallë kombëtare që nga fillimi i pandemisë.

Banorja e Moskës Aliya Nigmanova thotë se është infektuar dy herë me koronavirus ndërsa shprehet me skepticizëm ndaj vaksinës ruse.

Ende nuk i besoj vaksinës ruse dhe në përgjithësi jam kundër vaksinimit. Sepse kur vaksinoheni dhe pastaj sëmureni, simptomat janë shumë të rënda dhe ka të ngjarë të ketë komplikime. Jam infektuar me koronavirus dy herë këtë vit. Rasti i parë ishte i rëndë dhe herën e dytë ishte më i lehtë. Mendoj se tashmë kam fituar imunitet.

Autoritetet i thanë të hënën agjencisë Reuters se gjatë natës kishin humbur jetën 456 njerëz, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 43, 597.

Ministri rus i shëndetësisë Mikhail Murashko tha të hënën se kufizimet e udhëtimit brenda vendit janë një mënyrë e mundshme për të ndaluar përhapjen e infektimeve, megjithëse nuk janë vendosur rregulla të tilla. Moskoviti Roman Nikiforov thotë se është shëruar nga koronavirusi.

I besoj vaksinës ruse, por nuk do ta bëj atë pasi e kam kaluar koronavirusin.

Kremlini tha të hënën se nuk është e nevojshme mbyllja e vendit dhe vënia e kufizimeve për të frenuar rritjen e madhe të rasteve të infektimit që nga shtatori. Autoritetet thonë se masat e marra janë të mjaftueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG