Lidhje

Një moment kthese, në reagimin e lojtarëve të futbollit ndaj racizmit


Lojtarët janë ulur gjunjë, kanë shpalosur parulla dhe kanë kërkuar veprime ashpra e megjithatë racizmi futboll - mjedisi i tyre i punës - mbetet i përhapur.

Por tani mund ketë ardhur pika kulmore ndërsa lojtarët elitë Paris ndërmarrin hapin e jashtëzakonshëm refuzojnë luajnë.

fund një viti me gjeste rëndësishme kundër padrejtësisë racore dhe diskriminimit, Liga e Kampionëve demonstroi një nga shfaqjet fuqishme solidaritetit kundër racizmit futboll martën kur lojtarët e ekipit Saint-Germain Parisit dhe Basaksehir Stambollit, dolën nga fusha dhe nuk u rikthyen .

"Braktisja e lojës nga dyja ekipet, Basaksehir dhe PSG shënon një kthesë Evropë," i agjencisë Associated Press, Piara Powar, drejtori ekzekutiv i rrjetit Fare për anti-diskriminimin.

"Shumë lojtarë janë lodhur me masa gjysmake kundër racizmit dhe janë gatshëm se kurrë për ushtruar drejtën e tyre për ndalur një ndeshje."

Pika e vlimit erdhi 14 minuta pas fillimit të lojës kur zyrtari i katërt - Sebastian Coltescu i Rumanisë - u akuzua për përdorimin e një shprehjeje raciste për identifikuar ndihmës-trajnerin Basaksehirit, Pierre Webo para se ta nonte për sjellje papërshtatshme. Webo është me ngjyrë.

"Jeni racist," i tha trajneri i Basaksehir Okan Buruk, Coltescut. Webo i indinjuar kërkoi një shpjegim nga Coltescu, duke përsëritur paktën gjashtë herë:

"Pse thua negro?" Shkëmbimet u transmetuan drejtpërdrejt botë nga fusha e futbollit e Ligës madhe klubeve.

"Pse kur përmend një lojtar me ngyrë, duhet thuash 'Ky djalë i zi?", pyeti lojtari rezervë i Basaksehir Demba Ba, i cili është me ngjyrë.

Rrjeti Fare ndihmon UEFA-n të dënojë akte diskriminuese si incidenti i martës Parc des Princes.

"Kolegët tanë organizatën shtetërore rumune kundër diskriminimit kanë konfirmuar se është raciste Rumanisht t'i referohet një lojtari duke përdorur racën e tij si mënyrë identifikuese," tha zoti Powar.

"Nuk ka asnjë paqartësi. Ky incident tregon nevojën për trajnim shumë mirë zyrtarëve ndeshjeve. Racizmi i paqëllimtë është gjithsesi racizëm."

Racizmi në lojërat e futbollit zakonisht ka ardhur nga tribunat, por ndeshjet në vende të tilla si Franca po luhen pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19.

Incidentet e profilit të lartë kanë prirjen të nxjerrin në pah masat e papërshtatshme, si në kampionatin portugez në shkurt.

Sulmuesi i Portos, Moussa Marega u përpoq të largohej nga fusha pasi I bë objekt i abuzimeve raciste nga tifozët në një lojë kundër Guimarães dhe kërkoi të zëvendësohej. Por ai u përball me përpjekje nga vetë lojtarët e ekipit të tij dhe atij kundërshtar për ta bindur atë që të mos largohej nga fusha.

Arbitri pastaj i dha Maregas një karton të verdhë pasi refuzoi të vazhdonte lojën – një masë që i frenon lojtarët të largohen.

Arbitri rumun që drejtonte lojën në Paris të martën - Ovidiu Hategan - ishte në të njëjtën pozitë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013 kur lojtari i Manchester City-t, Yaya Toure u ankua për mungesë reagimi ndaj tingujve të imitimit të majmunëve që ai dëgjoi nga tifozët e ekipit CSKA Moskës.

"Nëse zyrtarët nuk vendosin standard të larta me sjelljen e tyre, "tha zoti Powar," nuk mund të presësh që ata ta kundërshtojnë racizmin në fushë ose në tribuna. "

Arbitrat shpesh janë kritikuar se nuk i kanë udhëzuar lojtarët të dalin nga fusha, por ia kanë lënë atyre në dorë vendimin.

Ekipi kombëtar i Anglisë vendosi të vazhdojë të luajë një lojë në Malin e Zi vitin e kaluar Callum Hudson-Odoit dhe Danny Rose u vunë në shënjestër me tinguj që imitonin majmunët.

Loja e Ligës së Kampionëve në Paris do të rifillojë të mërkurën me një ekip të ri arbitrash.

"Dalja e lojtarëve nga fusha është një hap në drejtimin e duhur, "tha ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand në televizionin britanik BT Sport.

"Por nuk mund t'u lihet vetëm atyre."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG