Lidhje

Shkodra vazhdon të jetë një nga zonat më të prekura me Covid-19


Shkodra një nga zonat më të prekura nga Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Në Shqipëri, autoritetet njoftuan sot pasdite se 12 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa u rregjistruan 802 raste të reja. Në të gjithë vendin janë 21.750 persona ende pozitivë ndaj virusit, të shpërndarë në të gjithë qytetet e vendit.

Shkodra një nga zonat më të prekura nga Covid-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Shkodra vazhdon të jetë një nga zonat më të prekura. Shefja e shërbimit epidemiologjik, mjekja Dhurata Hysa, thotë se tashmë ka një trasmetim komunitar të virusit dhe se po rritet numri i testimeve, duke përdorur edhe testet e shpejta. Por, megjithë shtimin e rasteve të të prekurve nga COVID-19, në qytet vërehet një shkujdesje e qytetarëve për të zbatuar masat që parandalojnë përhapjen e virusit.

Shkodra renditet e gjashta, pas Tiranës, Firerit, Durrësit, Korçës dhe Vlorës, për nga numri i lartë i rasteve pozitive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm gjatë kësaj jave në Shkodër janë konfirmuar 181 raste e reja.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me Covid 19 në Shkodër ka arritur në 986. Shefja e sektorit epidemiologjik, mjekja Dhurata Hysa, thotë se situata është në zhvillim dhe se tashmë ka një trasmetim komunitar të virusit.

"Përsa i përket situatës epidemiologjike në rrethin e Shkodrës vazhdon të jetë dinamike. Në fakt kemi trasmetim komunitar dhe rastet kanë një shpërndarje homogjene përsa i përket numrit të rasteve pozitive".

Me shtimin e rasteve të infektimit me COVID-19, gjatë kësaj jave, krahas testimeve me tampon, në Shkodër kanë nisur edhe testimet e shpejta të rasteve të dyshuara. Kjo, sipas mjekes Hysa, shton numrin e testimeve, duke krijuar një tablo më të qartë të situatës epidemiologjike në rajonin e Shkodrës.

"Ka një numër të konsiderueshëm të rasteve të trajtuara, të cilat po ekzaminohen nga ana jonë. Ka një fluks të shtuar për shkak se qytetarët po e shikojnë veten shumë komod përsa i përket këtyre testeve të shpejta".

Megjithë shtimin e rasteve të infektuara me COVID-19 si dhe jetëve të humbura, në rrugë vërehet një shkujdesje e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse. Një pjesë i mbajnë maskat formalisht, ndërsa ka raste që përsona të infektuar me COVID-19 nuk zbatojnë karantinën.

"Personat që nuk zbatojnë karantinimin dhe të gjithë ata që ne i denoncojmë tek shërbimi i epidemiologjisë, pasi ka shumë rate që ne i denoncojmë kur përsoni pozitiv shetit nëpër Shkodër, këto raste ne ja delegojmë ISHS-së".

Shefja e sektorit epidemiologjik në Shkodër, mjekja Dhurata Hysa, thotë se megjithë rrezikshmërinë e lartë për infektim, punonjësit e këtij sektori vazhdojnë çdo ditë punën duke testuar me dhjetra përsona të dyshuar me COVID-19. Rreziku është i lartë, thotë ajo. Dhe, këtë e ka provuar vetë pasi, pas 8 muaj testimesh, me gjithë masat mbrojtëse, ajo u infektua dhe u detyrua të karantinohet. Ndaj apelon tek qytetarët për kujdes dhe zbatim të masave për parandalimni e përhapjes se virusit.​

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG