Lidhje

Amerikanët skeptikë për vaksinën


Amerikanët skeptikë për vaksinën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, duke hapur rrugën që amerikanët të fillojnë të vaksinohen brenda disa ditësh. Ndërkohë vazhdon skepticizmi publik në lidhje me sigurinë e vaksinës, ndërsa anketat tregojnë se shumë të rritur thonë se nuk do ta marrin vaksinën ose janë të pasigurtë që të vaksinohen.

Spitali i Qendrës Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago po përgatitet të fillojë vaksinimet kundër COVID-19 me vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, të miratuar për përdorim emergjent nga autoritetet amerikane mbrëmjen e së premtes.

Mes sfidave logjistike është edhe ruajtja e vaksinës në temperaturën ultra të ftohtë prej minus 70 gradësh celsius, duke përdorur transportues special termikë me temperaturë të kontrolluar dhe frigoriferë. Dr. Erin Shaughnessy drejton farmacinë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush.

“Frigoriferin special të ngrirjes mund ta hapim vetëm për dy minuta përndryshe çakordohet. Duhet të jemi shumë preçizë në lëvizjet tona. Sapo të nxjerrim ilaçin nga atje, duhet ta vendosim në një frigorifer brenda 10 minutash, që të mos shkrihet menjëherë. Nëse shkrihet shumë shpejt, vaksina mbijeton për rreth dy orë dhe nëse shkrihet ngadalë, vaksina ka qëndrueshmëri për pesë ditë.”

Menjëherë pas miratimit të vaksinës, Presidenti Donald Trump publikoi një video në Twitter, duke përshëndetur lajmin si “mrekulli mjekësore”. Ai tha se iminuzimet e para do të kryhen “në më pak se 24 orë.”

“Duam që të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të emergjencave të jenë të parët në radhë. Kjo do të zvogëlojë shpejt dhe në mënyrë dramatike vdekjet dhe shtrimet në spital,” tha Presidenti Trump.

Njoftimi nga presidenti erdhi pas raporteve mediatike se shefi i tij i stafit kishte kërcënuar pushimin nga puna të shefit të Administatës për Ilaçet dhe Ushqimet, Stephen Hahan, nëse ai nuk jepte miratimin e përdorimit emergjent deri të premten.

Miratimi i vaksinës erdhi ndërsa rastet e koronavirusit po shtohen, duke shkuar në afro 300 mijë vdekje të konfirmuara. Megjithatë, amerikanët janë skeptikë rreth sigurisë së vaksinës. Ciarra Walters është banore e qytetit Los Anxhelos në Kaliforni.

“Sipas meje vaksina u krijua shumë shpejt, dhe nuk i dimë efektet anësore, nuk është testuar mjaftueshëm.”‘

Një tjetër banor i qytetit, Mario Mancia, shprehet po ashtu skeptik.

“Duhet të sigurohemi që vërtetë funksionin. Nuk i duhet lënë rastësisë dhe mundësisë se mund të jetë e dëmshme.”

Një anketë nga “Associated Press” tregon se rreth gjysma e të rriturve thonë se nuk do të vaksiohen ose janë të pasigurtë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili foli para miratimin të vaksinës, u përpoq të qetësonte skepticizmin publik të ndikimit të politikës tek miratimi i vaksinës.

“Duhet të keni besim. Nuk ka asnjë ndikim politik. Janë shkencëtarët më të mirë që kanë shqyrtuar të gjithë elementët. Integriteti shkencor na ka çuar deri në këtë pikë,” tha zoti Biden.

Pavarësisht miratimit të vaksinës, ende ka shumë punë për t’u bërë në nivel shtetëror dhe lokal, në lidhje me kohën dhe vendin ku mund të vaksinohen amerikanët. Dr. Anand Parekh është këshlltar mjekësor i Qendrës për Politika Dypartiake.


“Në rastin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, vaksinimi duhet të bëhet atje ku punojnë ata. Në rastin e të moshuarve në qendra për të moshuarit, vaksinimi duhet të bëhet në këto qendra. Por do të jetë kritike koha dhe vendi i vaksinimit kur flitet për punonjësit thelbësorë dhe të moshuarit.”

Shtetet e Bashkura aktulisht janë vendi i gjashtë që ka miratuar vaksinimin me dy doza, përfshirë këtu Britaninë, Bahrenin, Kanadanë, Arabinë Saudite dhe Meksikën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG