Lidhje

Ndërhyrjet në zgjedhjet e Dibrës në favor të PS, vetëm 4 nën akuzë


Në Shqipëri, Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet për çështjen e ndërhyrjeve në zgjedhjet e parakohshme vendore për Bashkinë e qytetit në vitin 2016

Kjo çështje, e njohur në publik si “Dosja 184” shkaktoi zhurmë pas publikimit të një pjese të përgjimeve të realizuara nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetimi kishte përfshirë që nga drejtuesë të lartë socialistë, deri të ata të nivelit lokal dhe biznesmenë që rezultonin të angazhuar për të favorizuar kandidatin socialist.

Prokuroria ka ngritur akuzë për të paktën 4 persona, ish shefin e Komisariatit, Robert Aga, për shpërdorim detyre duke qenë se dyshohet të ketë angazhuar strukturat e policisë në favor të një subjekti politik, ish drejtorin e Arsimit Drini Gjeçi, i cili dyshohet të ketë kanosur mësuesit që të votonin kandidatin e shumicës. E njejta akuzë por dhe për kanosje të zgjedhësve është ngritur për dy administratorë të njësive vendore.

Kalvari i gjatë që njohur dosja hetimore sa nga një prokurori te tjetra ka bërë që pjesa dërrmuese e personave të hetuar, biznesmeni Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Miklia dhe Bekim Krashi, të shpëtojnë nga akuza e shitblerjes, e cila sipas prokurorisë rezulton e provuar, për shkak të parashkrimit të veprës penale. Ndërkohë që për ish ministrin socialist Damian Gjiknuri dhe dy zyrtarë të tjerë të majtë, nuk rezulton të jetë provuar që të kenë përgjegjësi penale.

Nuk ka vonuar reagimi i opozitës. “Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi. Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Sipas zotit Bardhi “Dosja 184”, “ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar. Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG