Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miraton fondet emergjente


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi të premten një zgjatje dy ditëshe të fondeve federale për një numër programesh qeveritare, për të cilat do të përfundonte financimi në mesnatë.

Projekt-ligji duhet të miratohet në Senat dhe të nënshkruhet nga Presidenti Donald Trump. Ligjvënësit shpresojnë se zgjatja dy-ditëshe do t’u japë udhëheqësve në Kongres kohë për të arritur një marrëveshje mbi një paketë ndihmash me vlerë 900 miliardë dollarë në përgjigje të goditjes së koronavirusit si dhe 1.4 trilionë dollarë për të financuar operacionet e qeverisë federale deri në shtator 2021.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG