Lidhje

SHBA, merr autorizimin vaksina e dytë ndaj COVID-19


Vaksina e kompanisë Moderna Inc kundër koronavirusit u bë të premten e dyta që mori autorizimin për përdorimin emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e Shteteve të Bashkuara.

SHBA, merr autorizimin vaksina e dytë ndaj COVID-19
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Miliona doza të vaksinës Moderna pritet të shtohen për vaksinimin në Shtetet e Bashkuara që filloi këtë javë me punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në radhën e vaksinimit pasojnë të moshuarit që gjenden në ambientet e kujdesit afatgjatë. Një panel ekspertësh të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të rekomandojë të dielën se cilat grupime të popullsisë duhet të vaksinohen në vazhdim, ndërkohë që sektorë të ndryshëm të ekonomisë po konkurojnë për t'u dhënë përparësi punonjësve të tyre.

FDA njoftoi autorizimin një ditë pasi paneli i ekspertëve të jashtëm miratoi përdorimin e tij dhe një javë pasi FDA autorizoi një vaksinë nga kompania Pfizer Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE.

"Transparenca rreth procesit tonë të shqyrtimit të vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 duhet ta sigurojë publikun se kjo vaksinë përmbush standardet rigoroze të FDA-së për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin. Ashtu si me çdo vendim të marrë nga FDA-ja, ky autorizim u udhëhoq vetëm nga shkenca dhe të dhënat", tha komisioneri i FDA-së, Stephen M. Hahn, në një konferencë shtypi në mbrëmje vonë.

Mijëra punonjësve të kujdesit shëndetësor amerikan bënë këtë javë vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech në një shpërndarje masive në të gjithë vendin. Injeksionet e kompanisë Moderna pritet të fillojnë në ditët në vijim për të rriturit 18 vjeç e lart.

FDA gjithashtu tha se po heton rreth pesë rasteve me reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën vaksinën e kompanisë Pfizer Inc në Shtetet e Bashkuara këtë javë.

Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës së FDA-së për Vlerësimin dhe Studimin Biologjik, tha se reaksionet alergjike ishin raportuar në më shumë se një shtet amerikan, përfshirë Alaskën.

“Dimë se një prej komponentëve në të dyja vaksinat, polietilien glikoli (PEG), mund të ketë lidhje të pazakontë me reagimet alergjike”, tha Dr. Marks.

Zoti Marks shtoi se këto reagimet alergjike ndaj PEG-së mund të ishin më të pranishme sesa kuptoheshin më parë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG