Lidhje

Agjencia Evropiane e Barnave i hap rrugë fillimit të vaksinimeve kundër COVID-it

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës kundër COVID-19-s të kompanisë amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNTech, duke e futur Evropën në kursin e fillimit të vaksinimit brenda një jave.

Vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë dhe Italinë kanë njoftuar se kanë në plan të nisin vaksinimet duke filluar prej 27 dhjetorit ndërsa Evropa po përpiqet të arrijë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, ku vaksinimet kanë nisur tashmë me herët gjatë këtij muaji.

Pasi ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), hapi i fundit është miratimi nga Komisioni Evropian, i cili pritet të mblidhet më vonë të hënën.

"Do të veprojmë me shpejtësi. Pres një vendim të Komisionit Evropian deri në këtë mbrëmje", shkruante kryetarja e komisionit Ursula von der Leyen në një postim në Twitter.

Zonja Von der Leyen e përcaktuar më herët 27-29 dhjetorin si afat për fillimin e vaksinimeve.

Përgatitjet për shpërndarjen e vaksinave vijnë ndërsa në Britani është identifikuar një lloj i ri shumë më ngjitës i COVID-19-s që ka shkaktuar kaos në të gjithë rajonin duke nxitur shumë vende që të ndalin udhëtimet me Anglinë. Ky zhvillim ka krijuar gjithashtu çorientim të tregtisë përpara Krishtlindjeve.

Zyrtarët e EMA-s thanë në një konferencë për shtyp se kishte shumë të ngjarë që vaksina të ishte efektive kundër variantit të ri të koronavirusit.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG