Lidhje

Vendet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore me Iranin mirëpresin një kthim të mundshëm të SHBA


FILE - Participants of the Iran nuclear talks that culminated in the signing of the Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), are pictured during a meeting at the United Nations building in Vienna, Austria, July 14, 2015.
FILE - Participants of the Iran nuclear talks that culminated in the signing of the Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), are pictured during a meeting at the United Nations building in Vienna, Austria, July 14, 2015.

Vendet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin shprehën të hënën "gatishmërinë e tyre për ta pritur pozitivisht" kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në marrëveshje.

Presidenti Donald Trump i nxorri Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018, duke argumentuar se ajo favorizonte padrejtësisht Iranin.

Por Presidenti i zgjedhur Joe Biden, i cili ishte pjesë e administratës amerikane që nënshkroi marrëveshjen, ka thënë se do të kërkonte të bashkohej përsëri nëse Irani përmbush angazhimet e tij.

Ministrat nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Irani dhe Bashkimi Evropian thanë në deklaratën e tyre pas një takimi virtual se shprehin keqardhje të thellë për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksuan se sipas tyre marrëveshja "mbetet plotësisht në fuqi".

Irani ka shkelur disa nga premtimet e tij që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara dhe rivendosja e sanksioneve amerikane, duke thënë se nuk po merrte lehtësimin ekonomik të premtuar në këmbim të kufizimit të aktivitetit të tij bërthamor. Irani ka thënë se lëvizje të tilla, si pasurimi i uraniumit në nivele më të larta dhe mbajtja e rezervave më të mëdha, mund të zbrapsen.

Në deklaratën ministrore të hënën thuhet se palët diskutuan nevojën për të zgjidhur sfidat për zbatimin e marrëveshjes, "duke përfshirë angazhimet për heqjen e sanksioneve bërthamore dhe mospërhapjen e armëve bërthamore."

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG