Lidhje

Izraeli drejt zgjedhjeve të parakohëshme


Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohshme në mars, pasi parlamenti dështoi të martën të respektonte një afat për të miratuar një buxhet, duke i hapur rrugën një votimi që paraqet sfida të reja për Kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Fushata për zgjedhjet e katërta parlamentare të Izraelit në dy vjet fillon ndërsa zoti Netanjahu përballet me zemërimin e publikut për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit dhe ai është i përfshirë në një gjyq korrupsioni, i pari kundër një kryeministri izraelit.

Udhëheqësit më jetëgjatësi më të gjatë politike të Izraelit do t’i duhet gjithashu të luftojë me një rival të ri nga e djathta, Gideon Saar, i cili është larguar nga partia Likud e Netanjahut, i cili sipas një sondazhi të televizionit publik Izraelit Kan të martën gëzonte të njëjtën mbështetje si zoti Netanjahu.

Kryeministri Netanjahu, i cili ka mohuar çdo shkelje kriminale dhe ministri aktual i mbrojtjes, politikani centrist Benny Gantz, krijuan një qeveri uniteti në maj pas tre zgjedhjeve më një shumicë të pamjaftueshme në prill 2019.

Por ata kanë hyrë në një mosmarrëveshje mbi miratimin një buxheti kombëtar që është kritik për zbatimin e një marrëveshje sipas së cilës zoti Gantz do të zëvendësonte zotin Netanjahu në nëntor 2021.

Kryetari i Parlamentit deklaroi shpërbërjen e tij të martën vonë në një seancë të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme ishte e pashmangshme pas dështimit për të miratuar buxhetin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG