Lidhje

Italia fillon bllokimin për Krishlindje


Italia filloi të enjten në një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa qeveria kërkon të parandalojë një rritje të re të rasteve të koronavirusit.

Policia në Itali po vë në zbatim kufizimet e reja të udhëtimit që synojnë parandalimin e grumbullimit të familjeve për Krishtlindje.

Italia fillon bllokimin për Krishlindje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

Sipas rregullave të reja, dyqanet jo thelbësore do të mbyllen nga 24 më 27 dhjetor, 31 dhjetor deri më 3 janar dhe 5 deri më 6 janar. Gjatë këtyre ditëve, italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, arsye shëndetësore apo urgjente.

Policia vendosi postblloqe rrugore në qendër të Romës për të kontrolluar ato pak makina që lëvizin përgjatë rrugëve të zbrazëta të kryeqytetit italian.

Vala e blerjeve të Krishtlindjeve mungonte këtë vit por të mërkurën (23 dhjetor) blerësit nxituan në rrugën luksoze Via del Corso për të blerë dhurata të minutës së fundit në prag të bllokimit.

Bizhuteritë dhe rrobat ishin ndër dhuratat e preferuara por gjatë këtyre ‘Krishlindjeve me Covid' dhurata më e dëshiruar për italianët është shëndeti. Dhe një vaksinë.

"Bllokimi dhe mundësia shumë e kufizuar për të vizituar të dashurit tanë është një problem edhe për ne të rinjtë. Por këto gjëra ndodhin dhe prandaj bllokimi është i mirëpritur Duhet të shikojmë përpara, duke shpresuar që do të ketë një normalitet më të qëndrueshëm vitin e ardhshëm", thotë Leonardo Dalusi, banor i Romës.

Italia do të fillojë vaksinimet për COVID-19 më 27 dhjetor pasi autoritetet evropiane dhe kombëtare të ilaçeve dhanë miratimin e tyre për vaksinën e Pfizer-it. Shumë italianë, si Angela Rossi, shpresojnë për një vit më të mirë - dhe të shëndetshëm.

"Si të gjithë, unë uroj një kthim në një jetë normale. Shpresoj se kjo vaksinë do të na çojë në një jetë më normale dhe që mund të na bëjë njerëz më të mirë. Kjo situatë ndoshta do të bëjë të kuptojmë atë që ka vërtet rëndësi për secilin prej nesh ".

Vetëm disa orë para bllokimit, disa vendosën të vishnin kostumet e Baba-vitit dhe ngritën një dolli të fundit duke shpresuar që Krishtlindja e ardhshme t'i kthejë Italisë një jetë më normale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG