Lidhje

Tiranë: Krishtlindja festohet në mesha me një numër të kufizuar besimtarësh


Në Tiranë, besimtarët e krishterë festuan Krishtlindjen, duke ndjekur rregullat shëndetësisë.

Festimet e Krishtlindjes në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Të sapo-kthyer nga mjekimi i vështirë i koronavirusit, dy drejtuesit e bashkësive katolike dhe ortodokse, zhvilluan meshat e Krishtlindjes përballë një numri të kufizuar besimtarësh.

Besimtarët e krishterë po festojnë edhe në Shqipëri Krishtlindjen në kushtet e pazakonta të pandemisë Covid-19, pas zgjatjes së orareve të ndalim qarkulllimit.

Krahas shumë besimtarëve, koronavirusi infektoi edhe përfaqësuesit e dy bashkësive katolike dhe ortodokse të Shqipërisë, Frendo e Janollatos, të cilët u mjekuan me urgjencë jashtë vendit dhe sapo janë kthyer të shëruar për të drejtuar meshat e Krishtlindjes.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë mesha e Krishtlindjes u mbajt 6 orë para mesnatës tradicionale e festive, për të mos shkelur oraret e ndalim qarkullimit të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Ashtu si në katedralen katolike të Shën Palit dje në mbrëmje edhe në katedralen ortodokse ”Ngjallja e Krishtit” sot në mëngjes meshat u zhvilluan me një numër të kufizuar besimtarësh pjesëmarrës, duke respektuar rregullat e mjekësisë.

Edhe pse u shërua nga koronavirusi pas një mjekimi të vështirë, kryepeshkopi Anastas Janullatos e mbajti maskën mjekësore gjatë gjithë ceremonialit të Krishtlindjes.

Pandemia Covid-19 vuri në provë gjatë gjithë këtij viti besimtarët e ndryshëm shqiptarë, qysh nga pashkët, ramazan e bajram e deri tani krishtlindjet së fundi.

Drejtuesit fetarë kanë bashkëpunuar me autoritetet shëndetësore për të shmangur tubimet fetare, duke u bërë thirrje besimtarëve ndjekin me kujdes ritualet për të mos infektuar njëri tjetrin, duke e quajtur këtë edhe si një rast që të shtyn në meditime më të thellë personale mbi besimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG