Lidhje

Rusia fillon çështje penale ndaj një aleateje të Navalnit


FILE - Russian opposition figure Lyubov Sobol takes part in a rally to mark the 5th anniversary of opposition politician Boris Nemtsov's murder and to protest against proposed amendments to the country's constitution, in Moscow, Feb. 29, 2020.
FILE - Russian opposition figure Lyubov Sobol takes part in a rally to mark the 5th anniversary of opposition politician Boris Nemtsov's murder and to protest against proposed amendments to the country's constitution, in Moscow, Feb. 29, 2020.

Rusia filloi një çështje penale të premten kundër Lyubov Sobol-it, një aleate e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, nën akuzat se ka hyrë me dhunë në një banesë që mbështetësit e saj thanë se kishte lidhje me një agjent sekret të përfshirë në komplotin për të vrarë Navalny-n.

Padia kundër zonjës Sobol është një tjetër goditje ndaj kundërshtarëve të Kremlinit para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ajo synon të kandidojë në zgjedhje, megjithëse kritikët e hapur të Kremlinit shpesh pengohen të garojnë.

Sobol u arrestua për 48 orë pas marrjes në pyetje, shkroi në Twitter Navalny, një nga kundërshtarët më të ashpër të Kremlinit.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili merret me krime të rënda, tha në faqen e internetit të premten se kishte filluar një çështje penale kundër Sobolit. Komiteti nuk përmendi ndonjë arrestim.

Mbështetësit e zonjës Sobol dhe autoritetet dhanë versione të ndryshme të ngjarjeve që çuan përpara veprimeve të së premtes.

Mbështetësit e saj thanë se zonja Sobol i ra të hënën ziles së shtëpisë që është pronësi të familjes së një personi, për të cilin Navalny ka thënë se është një oficer i shërbimit FSB të sigurisë i përfshirë në një përpjekje të dështuar për ta helmuar atë duke përdorur një agjent nervor.

FSB e ka hedhur poshtë pretendimin e Navalny-it për helmimin.

Komiteti Hetimor tha se Sobol dhe disa të tjerë, të veshur me uniforma të përdorura zakonisht nga vëzhguesit shtetërorë për shëndetin e konsumatorit, u përpoqën të hynin në banesën e një gruaje të moshuar në Moskë.

Komiteti e akuzon atë se mashtroi duke bërë sikur po shpërndante postën për të hyrë në bllokun e apartamentit duke bërë që ajo të hapte derën. Komiteti tha se Sobol dyshohej për përdorimin e dhunës për të hyrë ilegalisht, një vepër që mund ta mbajë në burg deri në dy vjet.

Navalny shkroi në Twitter: "Ata po burgosin nënën e një fëmije të vogël për dy ditë për t'i thënë të gjithëve: mos gërmoni për të kërkuar të vërtetën. Mos guxoni të ngatërroheni me vrasësit dhe helmuesit tanë dhe të trokisni në dyert e tyre. Këta vrasës janë të paprekshëm".

Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore thonë se Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok të kohës sovjetike në një përpjekje për ta vrarë. Kremlini i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG