Lidhje

Shpërndahen vaksinat ndërsa rriten rastet me koronavirus


Pandemia e koronavirusit ka mbizotëruar në lajme gjatë këtij viti, dhe një prirje e tillë po vazhdon edhe gjatë sezonit të festave. Pavarësisht paralajmërimeve publike shëndetësore për të mos udhëtuar, shumë amerikanë udhëtuan me avion në destinacione të ndryshme për të festuar Krishtlindjet me të dashurit e tyre. Ndërkohë, Evropa po merr dërgesat e para të vaksinës kundër virusit.

Vaksinat shpërndahen ndërsa shtohen rastet me koronavirus
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:31 0:00

Ngarkesat e çmuara me vaksina po arrijnë në shumë vende, duke përhapur shpresën për dhënien fund të pandemisë. Jens Spahn është Ministër i Shëndetësisë së Gjermanisë.

“Kamionët me vaksinat e para po shkojnë në mbarë Evropën dhe Gjermaninë. Kjo vaksinë është çelësi kryesor për të mposhtur pandeminë. Çelësi për t’iu rikthyer jetës tonë.”

Por një variant i ri i koronavirusit, që mendohet të jetë më ngjitës, u shfaq në Britani. Tani është përhapur edhe në vende të tjera, përfshirë Spanjën. Enrique Ruiz Escudero është shef rajonal për shëndetin në Madrid.

“Mos harroni që rastet e zbuluara të variantit britanik erdhën përmes aeroportit të Madridit. Ne e kemi theksuar rëndësinë e kontrollit të aeroportit për paktën gjashtë muaj.”

Të njëjtin shqetësim për aeroportet kanë edhe zyrtarët amerikanë. Në javën para Krishtlindjes, më shumë se 1 milion pasagjerë fluturuan çdo ditë pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e shëndetit që druhen nga tjetër rritje e infeksioneve. Janeen Pierre tregon për udhëtimin me avion.

“Shumë të drojtur dhe me maska. Të shohim si do na shkojë puna. Me variantin e ri të virusit, nuk e di nëse morëm vendim të mençur për të udhëtuar.”

Virusi vazhdon të përhapet në zona të tjera, duke nxitur mënyra të reja veprimi për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Në Tajlandë, zyrtarët krijuan një spital fushor me 30 krevate në një treg ku strehohen punonjësit migrantë.

Një anketë globale nga firma McKinsey tregon se dy nga tre drejtues të lartë mendojnë se ekonomitë e vendeve të tyre do të përmirësohen në gjashtë muajt e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG