Lidhje

Pandemia shkakton pasiguri tek fermerët amerikanë


Fermerët amerikanë e filluan vitin 2020 të gëzuar nga lehtësimi i një lufte tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, tensione që kishin dëmtuar eksportet fitimprurëse të bujqësisë. Por optimizmi ishte jetëshkurtër pasi fermerët kaluan një vit të vështirë për shkak të luhatjeve të tregut, shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Pandemia shkakton pasiguri tek fermerët amerikanë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Pas arritjes së fazës së parë të marrëveshjes me Kinën në janar dhe tejkalimit të mosmarrëveshjeve tregtare midis Amerikës dhe mjë prej tregjeve më të mëdha bujqësore të botës, fermerë si Brian Duncan ishin optimistë.

Ju pëlqen ose jo mënyra se si e arritëm, ne ishim gati të ecnim përpara me tregtinë. Por në mars goditi COVID”, thotë zoti Duncan.

Edhe pas mbylljes së ekonomisë amerikane në shumë pjesë të vendit për të parandaluar përhapjen e virusit, në fermën e Scott Halpin paniku nuk kishte vend.

Për fat të mirë jemi fermë familjare dhe jemi pak anëtarë, prandaj nuk jemi ekspozuar shumë. Ende vazhdojmë të zgjohemi në mëngjes dhe të ushqejmë kafshët, të cilave nuk u intereson nëse kemi COVID ose jo”, thotë ai.

Por virusi arriti në disa fabrika të përpunimit të mishit, duke frenuar prodhimin dhe duke ndikuar në zinxhirin ushqimor në ShBA, pasi u shtua numri i bagëtive por jo edhe I mishit në raftet e dyqaneve.

Kemi rënie të tregtisë gjatë dy javëve të fundit. Çmimi i derrave në fermën tonë ka rënë pesëdhjetë për qind”, thotë Brian Duncan, nënpresident i Byrosë së Fermave në Illinoi.

Tregtia i sojës, burimi kryesor i ushqimit për bagëtinë, pësoi rënie sikurse çmimet e grurit, i cili kur konvertohet në etanol përdoret si karburant.

“Secili prej hektarëve të mi të misrit prodhon sasi të mjaftueshme të lëndëve djegëse për rreth 80 makina, për të funksionuar gjatë gjithë vitit. Çdo makinë e pashfrytëzuar, ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për etanol, që është arsye kryesore e përdorimit të misrit tonë“, thotë ai.
Qeveria ka dhënë miliarda dollarë ndihma për të zbutur dëmet e shkaktuara nga mbyllja ekonomike. Tani, megjithëse ShBA po përballet me numrin më të lartë të vdekjeve nga pandemia, zinxhiri i furnizimit me ushqim është i qëndrueshëm. Edhe Kina po ble më shumë produkte amerikane, duke nxitur optimizën dhe rritje të çmimeve për produktet bujqësore.

Kërkesat e tyre janë të mëdha. Ata kanë furnizues të shteruar në Brazil të cilët po blejnë nga ne për të mbuluar të korrat e tyre”, thotë Fred Greider, femer në Illinoi.

Me përfundimin e korrjeve të këtij viti, fermerët presin pasiguri në vitin 2021 ndërsa administra e Presidentit të zgjedhur Joe Biden do të trajtojë pandeminë, ka të trashëguar një luftë tregtare dhe emëron krerët e agjencive kryesore si Departamenti amerikan i Bujqësisë.

Ish Guvernatori i Ajovës, Tom Vilsack, i cili mbajti postin nën administratën Obama, është edhe zgjedhja e zotit Biden.

Deri diku është zoti Biden ai që dëshiron të kthehet në ato që ai beson se do të ishin politika të suksesshme të administratës Obama”, thotë Timothy Hagle, professor i Shkencave Politike në Universitetin e Ajovës.

Zoti Hagle thotë se nuk do të jetë e lehtë dhe praktike për administratën e ardhshme që të shfuqizojë disa politika të miratuara nga Presidenti Donald Trump.

Duhet të përballen me realitetin duke ndërthurur politikat e vjetra me ato të reja”, thotë ai.

Është një realitet me të cilin po pajtohen edhe shumë fermerë që mund të mos jenë votues të zotit Biden.

Shpresoj që kjo administratë si çdo tjetër, të kujdeset për Amerikën rurale, të kërkojë më shumë marrëveshje tregtare. Shpresoj t’ia dalim. Edhe pse ende është herët, shpresoj për më të mirën”, thotë Brian Duncan, femer.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG