Lidhje

Mbijetesa e bizneseve boshnjako-amerikane në kohë pandemie


Mbijetesa e bizneseve boshnjako-amerikane në kohë pandemie
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë, dhjetëra mijëra refugjatë erdhën në Shtetet e Bashkuara.

Familja Medunjanin iku nga lufta në Bosnjë më 1992, por nuk e braktisi kulturën e saj.

Pas mbërritjes në qytetin e Nju Jorkut, ata donin të sillnin vendin e tyre të vjetër në shtëpinë e tyre të re.

Mbijetesa e bizneseve boshnjako-amerikane në kohë pandemie
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Sot, familja ka dy restorante të specializuara të kuzhinës boshnjake dhe një furrë buke për byrekun tradicional boshnjak.

"Kur brezi i dytë mori drejtimin e biznesit, unë, vëllai dhe motra ime po mendonim t’i bënim ushqimet e restorantit “Gjerdan” të njohura jo vetëm këtu në Nju Jork dhe Nju Xhërsi, por në mbarë vendin", thotë Selma Medunjanin-Ismajli, pronare e byrektores “Gjerdan”.

Edhe Enes Aliç erdhi nga Bosnja në vitet 1990. Që nga viti 2006, Aliç dhe gruaja e tij menaxhojnë dyqanin e vogël “EuroFoods” në Aleksandria të Virxhinias, duke shitur produkte nga Ballkani.

"Ne mbijetuam, ndërsa shumë dyqane të tjera fillimisht u hapën dhe pastaj u mbyllën", tha ai për Zërin e Amerikës.

Pandemia e koronavirusit që goditi Shtetet e Bashkuara në mes të marsit nuk e bëri familjen Medunjanin ta mbyllte biznesin.

“Gjendja ishte e frikshme, veçanërisht në mars, prill dhe maj. Por ne nuk menduam se duhet ta mbyllnim biznesin, për të cilin prindërit tanë punuan kaq shumë”, thotë Selma Medunjanin-Ismajli, pronare e restorantit "Gjerdan”.

Edhe zoti Aliç e mbajti dyqanin e tij të hapur.

"Ishte e vështirë të gjeje dezinfektues, maska dhe letër higjienike. Unë isha gjithë kohës i zënë, por arrita të gjeja gjërat që na duheshin", thotë ai.

Emigranti boshnjak Edin Saraçeviç ishte më i guximshëm, ai vendosi ta hapte biznesin e tij gjatë pandemisë.

Në prill, Saraçeviç themeloi kompaninë “Mezehub”, që ofron në internet produkte nga Ballkani.

“Ushqimet etnike kanë një lidhje të veçantë emocionale, ne jemi nostalgjikë, kjo na kujton atdheun tonë, dhe kohërat më të lumtura, gatimet e mamasë, etj. Kështu që, në kohën e koronavirusit, ne e pamë këtë ide biznesi si diçka që do të ofronte qetësi emocionale”, thotë ai.

Të gjitha këto biznese, duke i qëndruar besnike natyrës së tyre, po përpiqen të tërheqin edhe amerikanët.

Selma Medunjanin-Ismajli, Pronare e restorantit “Djerdan Burek”-Skype

“Qëllimi ynë është kryesisht që njerëzit nga ish-Jugosllavia të blejnë produktet tona. Por ne gjithashtu dëshironim të bënim diçka më serioze, një përfaqësim të kulturës dhe vendit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara", thotë Selma Medunjanin-Ismajli, Pronare e restorantit “Gjerdan Burek”.

Pak gjëra mund të shërbejnë si provë më e mirë e suksesit të tyre sesa fakti që pavarësisht nga pandemia që detyroi dhjetëra mijëra biznese të mbyllen, këto tre kompani po vazhdojnë punën, ende të pëlqyera dhe gjithnjë e më popullore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG