Lidhje

Vaksina e kompanisë AstraZeneca ofron shpresë për britanikët


In this undated photo from the University of Oxford, a researcher works on the coronavirus vaccine developed by AstraZeneca and Oxford University. (University of Oxford/John Cairns)

Vaksina nga AstraZeneca kushton më lirë për t’u prodhuar dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.

Ndërsa Britania ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të zhvilluar nga Universiteti Oxford dhe firma AstraZeneca, shkencëtarët thonë se kjo mund të ndryshojë prirjen në luftën globale kundër pandemisë.

Miratimi i vaksinës së re është mirëpritur ndërsa Britania përballet me shtimin e infeksioneve. Agjensitë rregullatore thonë se vaksina nga Universiteti Oxford-AstraZeneca ka treguar efikasitet prej 70% kundër COVID-19. Një shifër relativisht e lartë krahasuar me shumë vaksina për sëmundje të tjera dhe është e sigurtë për përdorim.

Dr. June Raine është me agjencinë rregullatore të barnave dhe produkteve shëndetësore.

“Siç e kam thënë gjithmonë, siguria e publikut është gjithmonë e para.”

Vaksina nga AstraZeneca është me përfitim për vendet në zhvillim pasi një dozë kushton 3-4 dollarë dhe mund të ruhet në frigorifer të zakonshëm.Dr. Simon Clarke është mikrobiolog me Universitetin Reading.

“Kjo vaksinë është e mirë për vendet në zhvillim me buxhete të vogla dhe që nuk kanë paisje të sofistikuara.”

Ditë më parë, disa vende perëndimore miratuan përdorimin e vaksinës nga Pfizer-BioNTech, me 95% efikasitet. Vaksina kushton 20 dollarë për dozë dhe duhet të ruhet në temperaturën minus 70 gradë celsius.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për regjimin optimal të dozës së vaksinës nga AstraZeneca.

Në vend të fokusit tek të moshuarit dhe grupet e rrezikuara, Britania ka në plan dhënien e dozës së parë për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Doza e dytë do të jepet 12 javë më pas për mbrojtje më afatgjatë. Mikrobiologu Clarke me Universitetin Reading shpjegon.

“Qeveria kërkon vaksinimin në masë të gjërë. Kuptohet që njerëzit duan të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Por nëse shtrohen shumë njerëz të rrezikuar në spital të cilët nuk u vaksinuan, atëherë do të thotë se spitalet do të vazhdojnë të jenë nën trysni.”

Qeveria britanike e ka quajtur miratimin e vaksinës një arsye për optimizëm të lartë.Matt Hancock është Sekretar i Shëndetësisë për Britaninë.

“Tani mund të dalim nga pandemia.”

Por dalja nga situata do të jetë e vështirë. Britania po pëballet me infeksione në rritje nga një variant i ri i koronavirusit, që mjekët thonë se është 50% më ngjitës. Shtrimet në spitale janë në nivele rekord, ndërsa pacientët trajtohen në ambulanca pasi spitalet nuk kanë më shtretër.

Will Broughton është me “British College of Paramedics” ku shkollohen mjekët dhe punonjësit e urgjencës.

“Drejtuesve u duhet të marrin vendime të vështira se ku duhet dërguar një ambulancë dhe në çfarë radhe. Shpesh me një numër të madh njerëzish që presin ambulancën por spitali nuk ka kë të dërgojë.”

Disa raste të variantit të ri të virusit janë zbuluar edhe në vende të tjera. Shkencëtarët thonë se kjo situatë e bën edhe më urgjente shpërndarjen globale të vaksinave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG