Lidhje

Varianti i ri i virusit në SHBA


Varianti i ri i koronavirusit që u zbulua së fundmi në Britani është diktuar tani edhe në Kaliforni, ku shumë spitale janë të mbingarkuara me pacientët me COVID-19. Ky zbulim pason dokumentimin e rastit të parë të njohur në SHBA të llojit të ri të virusit në shtetin e Kolorados.

Varianti i ri i virusit në SHBA
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom bëri një njoftim të padëshiruar të mërkurën gjatë një bisede në internet me Dr. Anthony Faucin, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të Amerikës.

"Ne u informuam se varianti i ri, ky lloji i ri që është identifikuar më parë në Britani, në disa pjesë të tjera të globit, dhe dje edhe në Kolorado, është identifikuar tani këtu në shtetin e Kalifornisë, në Kaliforninë Jugore."

Dr. Fauci tha se nuk ishte i befasuar.

“Kalifornezët nuk duhet të mendojnë se kjo është diçka e papritur. Është diçka që pritej".

Zbulimi i variantit të ri në Kaliforni vjen ndërsa shteti po përballet me një krizë pandemie në rritje, përfshirë numrin rekord të vdekjeve. Spitalet po përpiqen të trajtojnë valën e madhe të pacientëve të sëmurë rëndë dhe shkalla e infeksionit mund të rritet më tej në javët e ardhshme.

Fauci ndau të rejat e fundit që dihen për llojin e ri të virusit.

“Lloji i ri është në gjendje të ngjitet më mirë në receptorët e qelizave dhe për këtë arsye transmetohet më lehtë. Nuk ka asnjë tregues se ai rrit virulencën. Dhe me virulencë, dua të them aftësinë për të të sëmurur ose për të të vrarë. Pra nuk është më i fortë në këtë drejtim. Përveç kësaj, nuk duket se i shmanget mbrojtjes nga antitrupat që nxiten nga vaksinat".

Një ditë më parë, rasti i parë i variantit të ri të virusit u raportua në Kolorado, ku ishte infektuar një djalë në të 20-at i cili jeton në një zonë kryesisht rurale. Zyrtarët shëndetësorë thanë gjithashtu se dyshohet për një rast të dytë.

"Të dyja këto raste I përkasin Gardës Kombëtare të Kolorados që ishte dërguar për të mbështetur personelin në një azil për të moshuarit. Asnjë prej tyre nuk kishte udhëtuar jashtë vendit."

Zyrtarët e Kolorados thanë se pacienti i infektuar ka "simptoma të lehta" dhe aktualisht është i izoluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG