Lidhje

Shqipëria njoftoi se ka siguruar 500 mijë vaksina anti-Covid


Në Tiranë, autoritetet bënë të ditur se përpjekjet për të gjetur vaksinat anti-Covid po shënojnë rezultatet e para.

Kryeministri Edi Rama tha se sapo janë siguruar 500 mijë dozat e para të saj nga kompania Pfizer. Ai shpjegoi se 10 mijë dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë të tjera do të vijnë në shkurt, dhe muaj pas muaji, sipas një plani për vaksinimin e popullatës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm në filimin e vitit të ri. Sigurimi i vaksinës, pa pritur që të kujtohej BE-ja për ne, ishte një sfidë marramendëse, por nuk është një sfidë e lehtë, përkundrazi as menaxhimi i procesit të vaksinimit. Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” është organizuar më së miri me detaje” - tha zoti Rama.

Ekspertët e mjekësisë pohuan se kanë siguruar tashmë pajisjet e posaçme për të ruajtur afro 30 mijë vaksina në kushte specifike.

Gjatë fushatës vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Në fillim do të vaksinohen mjekët, mësuesit, policët si dhe të moshuarit.

Tirana zyrtare ka vendosur që një numër vaksinash t’i përcjellin në Prishtinë për t’u vaksinuar mjekët e Spitalit Covid atje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG