Lidhje

SHBA, 4,085 vdekje nga Covid-19 të enjten


FILE - Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speaks during a briefing by the White House coronavirus task force about the state of the coronavirus disease (COVID-19) pandemic in the United States.
FILE - Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speaks during a briefing by the White House coronavirus task force about the state of the coronavirus disease (COVID-19) pandemic in the United States.

Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri me 4,085 vdekje nga Covid-19 të enjten.

Eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci i tha se ai beson se "gjërat do të përkeqësohen gjatë muajit janar". Ky është rezultat, tha ai, i "udhëtimeve të sezonit të festave dhe grumbullimeve të zhvilluara gjatë asaj periudhe ".

Fauci tha gjithashtu se ai besonte se kjo rritje mund të sprapset "nëse shtohen masat mbrojtëse gjatë kësaj periudhe, si mbajtja e maskave, distancimi fizik dhe vaksinimi.

Fauci tha se ai shpreson që kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden të jetë në detyrë, Shtetet e Bashkuara do të jetë në gjendje t'i japë publikut amerikan "1 milion vaksina në ditë, siç ka thënë presidenti i zgjedhur"

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste me COVID-19 se kudo tjetër në botë, 21.5 milionë nga më shumë se 88 milionë infeksione gjithsej, afërsisht një e katërta e rasteve në botë.

Shifrat vijnë ndërsa gati 6 milionë amerikanë janë vaksinuar kundër sëmundjes.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë patur më shumë vdekje nga COVID-19 se çdo vend tjetër - më shumë se 365,208 nga gati 2 milionë vdekje të shkaktuara nga COVID-19 në botë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG