Lidhje

SHBA, Dorëhiqet Sekretari në detyrë i Sigurisë Kombëtare


Zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes njoftoi se Sekretari në detyrë i këtij departamenti, Chad Wolf do të largohet nga posti në mesnatën e së hënës. Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale për Emergjencat do të marrë rolin e sekretarit në detyrë, tha zyra e shtypit.

Presidenti Donald Trump e tërhoqi emërimin e zotit Wolf për Sekretar të Sigurisë Kombëtare javën a kaluar, pasi Chad Wolf tha se do të dorëhiqej shumë shpejt.

Zoti Wolf i shtohet listës së emrave të zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të kabinetit të Presidentit Trump që dorëhiqen pas protestave me dhunë të javës së kaluar në selinë e Kongresit amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG