Lidhje

Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të ndjejë pasojat e masave kufizuese ndaj pandemisë


Qyteti i Nju Jorkut vazhdon të ndjejë pasojat e masave kufizuese ndaj pandemisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00

Qyteti i Nju Jorkut ishte metropoli i parë në Shtetet e Bashkuara që u godit rëndë nga pandemia e koronavirusit në pranverën e vitit 2020. E gjithë bota shikonte ndërsa qytetit po përpiqej të përshtatej me pandeminë dhe masat kufizuese.

Në pranverën e vitit 2020, pjesa tjetër e Shteteve të Bashkuara dhe bota panë se si ‘qyteti që nuk fle kurrë’ u kthye në një qytet fantazmë. Sheshi Times Square pa turistë. Në ekranet gjigante shfaqeshin thirrjet për distancim fizik në vend të reklamave të bizneseve. Edhe personalitetet më të debatueshme të qytetit e respektuan mesazhin.

"Njerëzit janë pak më të distancuar fizikisht, unë po përdor maskën dhe po respektojë masat kufuzuese", thotë personazhi që njihet me emrin Kauboji i Zhveshur.

Një pjesë e Parkut Qendror u shndërrua në një qytet tendash për pacientët me Covid-19. Kur spitalet e qytetit nuk mund të përballonin fluksin e pacientëve, Qendra Javits u shndërrua në një kompleks spitali me 2000 shtretër.

"Unë dua të falenderoj inxhinierët ushtarakë që janë këtu sot që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në ngritjen e këtij spitali urgjent, i cili do të jetë shumë i nevojshëm", tha guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Anija spitalore e Marinës Amerikane USNS Comfort ishte ankoruar në qytet për javë të tëra, duke trajtuar mbi një mijë pacientë me Covid-19. Garda Kombëtare u dislokua për të garantuar që vetëm mjekët të hipnin në anije.

Por edhe pas kalimit të valës së parë të koronavirusit, njujorkezët pritën deri në verë për të dalë përjashta. Takimet në lokale dhe restorante u zëvendësuan me shoqërime në parqet dhe sheshet e qytetit ku ishte më lehtë të respektohej distancimi fizik.

“Dy javë më parë u fejova me të dashurën time. Kështu që ne ftuam një grup njerëzish këtu", tha John, një banor i Nju Jorkut.

Megjithatë, Nju Jorku nuk është kthyer ende në gjendjen që ishte para pandemisë. Rruga e Pestë nuk është e gjallërishme si dikur. Por ndikimi më dramatik është në Broadway, pasi shumë teatro mbeten të mbyllura dhe nuk pritet të rihapen për të paktën edhe një vit tjetër.

“E kuptoj që koronavirusi është serioz, por jeta vazhdon. Çfarë mund të bëjmë, ta fusim veten në burg në apartamentet tona? Dhe për sa kohë? Askush nuk e di kur do të largohet virusi, një vit, dy vjet?", pyet Rufati, një banor tjetër i Nju Jorkut.

Industria e turizmit shpreson se nuk do të zgjasë kaq shumë. Autoritetet dhe pronarët e bizneseve shpresojnë të shohin valën e parë të turistëve në pranverën e këtij viti, pasi më shumë njerëz të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit, duke i bërë më të sigurta udhëtimet.

Nju Jorku e priti vitin 2021 pa festimet dhe turmën e zakonshme në sheshin Times Square. Sheshi pothuajse i zbrazët ishte një tjetër kujtesë se do të duhet shumë kohë para se qyteti të jetë në gjendje të harrojë vitin 2020.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG