Lidhje

Kriza politike në Itali


Ish-kryeministri Matteo Renzi tha të enjten se ishte gati të ndihmonte në formimin e një qeverie të re, por nuk do të angazhohej për të mbështetur një mandat të ri për Giuseppe Conte, i cili u detyrua të japë dorëheqjen këtë javë nga posti i kryeministrit për shkat të humbjes së mazhorancës.

Ish-Kryeministri Matteo Renzi, i cili shihet si një figurë qëndrore në krizën politike që po kalon Italia, u takua me kreun e shtetit Sergio Mattarella në kuadër të bisedime që po zhvillon ky i fundit me udhëheqësit e disa partive në përpjekje për të zgjidhur krizën.

Zoti Renzi shkaktoi dorëheqjen e zotit Conte këtë javë duke tërhequr partinë e tij "Italia Viva" nga koalicioni qeverisës, çka shkaktoi humbjen e shumicës në Senat e duke e çuar vendin drejt paqartësish politike në mes të pandemisë.

Kriza po shqetëson partnerët e Romës dhe po pengon përpjekjet e saj për të hartuar një plan të domosdoshëm për të siguruar më shumë se 200 miliardë euro (242 miliardë dollarë) financime nga Bashkimi Evropian për të rindërtuar ekonominë e saj të dëmtuar nga koronavirusi.

Zoti Renzi, partia e vogël e të cilit gëzon më pak se 3 për qind të mbështetjes së votuesve, e ka akuzuar zotin Conte për mungesë të një vizioni strategjik, duke thënë se ai rrezikoi të shpërdoronte fondin e pashembullt të BE-së për investime.

Por mundësitë e kryeministrit të përkohshëm po zvogëlohen pasi deri tani ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e senatorëve të pavendosur dhe atyre të opozitës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG