Lidhje

Erdogan: Turqisë i duhet një kushtetutë e re


Në një koment të papritur të hënën, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqisë i duhet një kushtetutë e re “civile”.

"Ndoshta ka ardhur koha që Turqia të debatojë një kushtetutë të re. Puna duhet bërë para njerëzve, me angazhimin e pjesëmarrësve të tyre në një formë transparente dhe formulimi të ketë miratimin e popullit”.

Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, presidenti turk kujtoi se dy kushtetutat e fundit: ajo e vitit 1961 dhe ajo e vitit 1982 ishin hartuar pas dy grushteve ushtarake shteti dhe kishin gjurmë “të pashlyeshme” të “tutelës ushtarake”.

Udhëheqësi turk tha se kushtetuta e re duhet të jetë “civile” por pa ofruar hollësi.

Ai shtoi se do ta diskutonte këtë çështje me aleatët e partisë së tij.

Në vitin 2018, Turqia kaloi nga një sistem parlamentar në një sistem presidencial ku presidenti ka kompetenca të zgjeruara. Tranzicioni pasoi një referendum që ndryshoi shumë nene të kushtetutës së vitit 1982.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG