Lidhje

Shqipëri, rekord rastesh të reja ditore me COVID 19


Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u rregjistrua një tjetër rekord rastesh ditore të konfirmuara me COVID 19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se nga 3856 testime kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë.

Bie në sy një shtrirje gjeografike gjithnjë e më e gjerë e të infektuarve. Nga 61 bashki që ka vendi, rastet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar në 56 prej tyre: 199 raste në Tiranë, 80 në Durrës, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, dhe nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Pozitiviteti rezulton të jetë në nivelin e 24.4 përqind, pak më ulët se mesatarja e javës që shkoi. Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi I transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Një rritje e fortë ditore është rregjistruar dhe në spitale, ku numri i të shtruarve u ngjit në 405 pacientë, ose 40 më shumë se një ditë më parë. Që prej të shtunës së shkuar numri i pacientëve është rritur me disa dhjetra në ditë. Deri pasditen e së martës, të paktën 15 qytetarë po trajtoheshin në terapi intensive ndërsa 10 të tjerë ishin të intubuar.

Autoritetet njoftuan po ashtu se 5 persona kishin humbur jetën në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG