Lidhje

Shqipëri, ambasadorja Kim këmbëngul: Lista kandidatësh të pastër


Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim ritheksoi sot nevojën që udhëheqësit politikë të sigurojnë se listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të pastra

Në një postim në Twitter ajo nënvizoi se kjo nuk duhet bërë “thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi”. Udhëheqësit partiak sipas saj “duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, sepse kjo pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant për në BE, dhe sepse është një shenjë themelore e respektit për votuesit”.

Komentet e ambasadores Kim vijnë një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se “unë nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Republikën e Shqipërisë”. Zoti Rama theksoi më tej se “absolutisht nuk ka qenë kurrë qëllimi që të fusim nëpër lista njerëz që kanë pasur probleme në të shkuarën, por nuk kemi pasur informacion. Unë - shtoi ai më tej - di që ka ligj, ka dhe respekt për ligjin. Kush nuk e respekton ligjin duhet të paguajë. Le të jetë kush të dojë. Nuk janë përgjegjësia ime ata, të cilët në një moment të caktuar abuzojnë me detyrën, abuzojnë me funksionin, abuzojnë me ligjin, abuzojnë me të tjerët. Është përgjegjësi individuale. Nuk ka përgjegjësi kolektive në këtë sistem që kemi zgjedhur”, nënvizoi kryeministri.

Vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 2019, dy kryebashkiakë socialistë rezultuan me probleme në të kaluarën e tyre, ndërsa për dy të tjerë, është ende në vazhdim procesi i verifikimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG